Këngëtari i njohur Maluma ka bërë një shaka me këngëtaren shqiptare Bebe Rexha. Një postim në “Instagram” i Bebe Rexhës duket se nuk e ka lënë dot Malumën pa bërë një koment.
Bebe ka postuar një foto ku shihet varësja me emrin e saj dhe shkruan: “Në rast se më harron emrin”.
“Si e ke emrin ti?”, i komenton Maluma me ironi duke shkaktuar shumë reagim tek fansat e Bebes e cila vetë i ka kthyer një replikë me disa emoji që tregojnë se nuk i bën përshtypje.



