Kanceri po kthehet në një makth për shumë njerëz në mbarë botën. Edhe në Shqipëri, kanceri po merr shumë jetë njerëzish.
Kjo foto e postuar nga një nënë amerikane ka thyer rrjetet sociale.
Ally Parker postoi një foto të vajzës së saj 5-vjeçare, e cila po lufton kundër një forme shumë agresive të kancerit në tru. Pranë saj është babai i Parker, i cili po ashtu vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse.
Babai i saj, Sean Peterson po vajton pranë krevatit të mbesës.
Mamaja shpreson që të mbledhë 300 mijë dollarë fonde për një procedurë revolucionare, me shpresën se kjo do e ndihmojë të bijën.
Parker thotë se brenda pak ditësh do humbasë të bijën dhe babain.
Shpresat janë të pakta, por Ally thotë se do luftojë deri në fund.








