• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI DO NDAHEN DOSJET “BABALE” DHE “LOBIMI RUS”/ Salianji, Basha dhe Ristani në Gjykatën Speciale, të tjerët në gjykatën e zakonshme
Home
Politikë

SI DO NDAHEN DOSJET “BABALE” DHE “LOBIMI RUS”/ Salianji, Basha dhe Ristani në Gjykatën Speciale, të tjerët në gjykatën e zakonshme

13 December, 2019 Delo.autor Politikë

Prokuroria vendosi gjatë kësaj jave të referojë për gjykim në Gjykatën e Tiranës dosjet e ashtuquajtura ‘Babalja’ dhe ‘lobimi’. Në listën e 7 të pandehurve, për të cilët Prokuroria i kërkon gjykatës të ndëshkohen me burg, janë edhe tre ish-deputetë: Ervin Salianji për çështjen ‘Babale’ si dhe Lulzim Basha dhe Arben Ristani për çështjen e ‘lobimit’. Kushtetuta e ndryshuar në korrik të 2016, në kuadër të reformës në drejtësi, parashikon përpos të tjerave, që çdo akuzë penale kundër ish-deputetëve gjykohen nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa akuza mbrohet nga Prokuroria e Posaçme, e cila pritet të nisë punën në 19 dhjetor. Ky parashikim, me ngritjen e Gjykatës së Posaçme ose Speciale, parashikon një ndarje të pandehurve në dy gjykata, atë zakonshme dhe në specialen. Ndarja nuk bëhet për shkak të akuzave, por për shkak të funksioneve të larta që kanë mbajtur më parë të pandehurit.

Më konkretisht, sipas nenit 135 të Kushtetutës, ish-deputetët Ervin Salianji, Lulzim, Basha dhr Arben Ristani do të gjykohen nga Gjykata Speciale, menjehërë pas konstituimit të kësaj të fundit. Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi, Fredi Alizoti dhe Albert Veliu, i njohur si ‘Babalja’, pjesë se dosjes ‘Babalja’ si dhe Ilir Dervishi pjesë e dosjes së ‘lobimit’, do të gjykohen nga gjykata e zakonshme, konkretisht nga Gjykata e Tiranës. Gjithashtu, menjëherë pas betimit të prokurorëve të posaçëm para Presidentit, akuza kundër Bashës, Ristanit dhr Salianjit, do të mbrohet në gjykatë nga Prokuroria e Posaçme.

Po në çfarë faze është Gjykata e Posaçme?Këshilli i Lartë Gjyqësor, tre ditë para mbylljes së vitit 2018, ka vendosur nisjen e procedurave për formimin e dy gjykatave speciale. 22 gjyqtarë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit për Krimet e Rënda kanë dhënë pëlqimin për të shërbyer në Gjykatën e Posaçme apo siç njihet ndryshe Gjykatën Speciale. Pengesa për finalizimin e Gjykatës së Posaçme është se jo të gjithë kandidatët kanë kaluar Vetingun si dhe mungesa e funksionimit të Prokurorisë së Posaçme, pasi kjo gjykatë shqyrton dosjet që vijnë nga Prokuroria e Posaçme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BABALJA"/ Peza: Sulmi i PD ndaj prokurorit, shqetësues (VIDEO)
Previous article "TOPI I ARTË"/ Ronaldinho “GODET” Messin: Nuk është më i miri në histori…

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT