• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI DO JETË MOTI GJATË JAVËS? Meteorologia: E enjtja dhe e premtja ditët më të nxehta, ja sa shkojnë temperaturat
Home
Sociale

SI DO JETË MOTI GJATË JAVËS? Meteorologia: E enjtja dhe e premtja ditët më të nxehta, ja sa shkojnë temperaturat

3 July, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Java ka nisur me kthjellime por të martën dhe të mërkurën moti sjell surpriza. Meteorologia Lajda Porja thekson se gjatë këtyre dy ditëve priten reshje shiu, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites. Reshjet do të jenë prezente përgjatë shtrirjes lindore të territorit por edhe në pjesën qendrore.

Ndërkohë, sa i përket të enjtes dhe të premtes, moti përmirësohet ndjeshëm. Porja thotë se reshjet do të jenë në sasi të pakta, kryesisht në zonat malore. Meteorologia shtoi gjithashtu se e enjta dhe e premtja pritet të jenë dy ditët më të nxehta të kësaj jave pasi temperaturat shkojnë deri në 36 gradë.

“Kjo javë ka nisur në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që gjithë territori shqiptar të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, vranësirave të lehta, të cilat më të dukshme do jenë në zonat malore por nuk priten reshje. Sa i përket vlerave termike, termometri gjatë ditës së sotme, do të ngjitet në 33 gjatë mesditës dhe në disa zona të izoluara edhe në 34 gradë. Dita e martë dhe e mërkurë, megjithëse do të nisë me diell, mesdita dhe pasditja do të rrezikohen nga reshjet ku nuk do të mungojnë edhe rrebeshet përgjatë shtrirjes lindore.

Priten që reshjet të jenë prezente edhe në disa qendra të territorit. Dita e enjte dhe e premte do të jetë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në bregdet dhe zona të ulëta. Në zonat malore mbeten me rrebeshe të izoluara. Megjithëse reshjet do të jenë prezente në zonat malore, do të jenë në sasi të pakta. Termometri parashikohet të ngjitet në 35 apo 36 gradë ditën e enjte dhe të premte, që do të jenë edhe dy ditët më te nxehta të kësaj jave.

Përsa i përket vendeve të rajonit, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nga e marta deri në fundjavë, do të jenë paraditet me diell, mesdita dhe pasditja do të rrezikohen nga rrebeshe shiu. Rrebeshe më të dukshme do të ketë në Malin e Zi dhe Kosovë dhe më pak në Maqedoninë e Veriut.”, tha Lajda Porja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Shpërthim në një lagje në Mitrovicën e Veriut
Previous article "LOJTAR I ËNDRRAVE"/ Dhuratë rekord për Guardiola-n, 100 mln euro për një mbrojtës

s.autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT