• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI DO BËHET VAKSINIMI I FËMIJËVE? Rakacolli: Nuk ka rrezik fertiliteti, im bir injektoi dozat
Home
Sociale

SI DO BËHET VAKSINIMI I FËMIJËVE? Rakacolli: Nuk ka rrezik fertiliteti, im bir injektoi dozat

22 October, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Komiteti Teknik i Ekspertëve nesër do të vendosë mbi rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit mbi injektimin e dozës së tretë, uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore.

Mbrëmjen e sotme në studion e “Radarit Informativ” në “ABC” ishte e ftuar drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli, e cila u shpreh se edhe nëse institucioni vendos për vaksinimin e fëmijëve në fund vendimin do ta marrin prindërit.

“Vendimi do të merret nga specialistët e ISHP-së, por ata që janë nën 18-vjeç do të merret vendimi i prindit dhe patjetër mjekët pediatër, ne do i sqarojmë shumë mirë se kush do të jenë ata që do të vaksinohen të parët dhe si do të zhvillohet dinamika. Do të përcaktohen në udhëzime” tha ajo.

Ndryshe nga vrulli i ditëve të para të shtatorit, situata në javët e fundit ndryshoi dhe një pjesë e studentëve kanë hezituar që të vaksinohen, por cilat janë arsyet? Zv/ ministrja e Shëndetësisë u shpreh se stepjen dhe frikën e studentëve e kanë shkaktuar informacionet e ndryshme. Por për të bindur studentët që vaksina nuk ka asnjë ndikim në pjesën e fertilitetit, Mira Rakacolli solli shembullin e saj personal, vaksinimin e djalit.

“Të gjithë ata që janë vaksinuar apo ata studentë që janë vaksinuar në Harvard nuk kanë pasur asnjë garanci, asnjëherë. Ajo është në bazë të vlerësimit, kulturës, të riskut. Një njeri i vendos në balancë si i ka shanset, të sëmuret apo ta dëmtojë vaksina dhe deri tani tregon se balanca kalon nga vaksinimi.

Por përse ra ritmi? Në vlerësimin tonë një pjesë kanë rënë prej e informacioneve jo të saktë, pasi në disa media u është hapësirë disa personave jo profesionistë për rrezikun në drejtim të fertilitetit dhe një pjesë ka hezituar për të pritur më gjatë.

Në fertilitet e themi me bindje se ka studime shumë serioze dhe të gjithë, po të shikohet jo vetëm profesionistët e fushës, të gjithë e rekomandojnë vaksinën dhe në faqet zyrtare të CDS-së amerikane apo OBSH është e thënë prerazi që nuk ka asnjë lloj efekti. Nuk ka asnjë lidhje si vaksina të lidhet me këtë pjesë. Në momentin që unë kam një djalë 32-vjeç. Nuk ishte skeptik. Pa asnjë hezitim e ka bërë im bir” deklaroi Rakacolli./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI 22 TETOR/ Në historitë e lindura kohët e fundit ka një mirëkuptim të këndshëm...
Previous article DOSSIER/ Kujtimet e panjohura të gazetarit të Radio-Tiranës: Si shpëtoi nga arrestimi shoku im pasi...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT