Deputetja Rudina Hajdari, ka vendosur përfundimisht që të mos heqë dorë nga mandati i deputetes, ndryshe nga sa ka vepruar Partia Demokratike.
Ajo ka dhënë arsyet e saj, gjatë një interviste për “Zëri e Amerikës”.
“Unë mendoj që parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike.
Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin”.
Gjatë fjales së saj, Rudina duket se i ka dhënë edhe një “shuplakë” opozitës së bashkuar duke deklaruar se e ka të veshtirë të bashkepunojë me LSI-në.


