Dje u mbajt Samiti i Berlinit, ku veç takimit të Merkel me kryeministrin Rama ra ne sy fakti se Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja ishin të përfaqësuara nga kryeministrat dhe presidentët e tyre.
Vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin të përfaqësuar vetëm nga kryeministrat. Presidentët Meta dhe ai në largim Ivanov nuk ishin të ftuar.
Ndonese shmangia e tyre do të thotë shumë, pyetja që duhet të shtrojmë pse Berlini i “ka vënë vizën” dy presidentëve dhe çfarë e bashkon Metën me presidentin Ivanov?
Ivanov erdhi në krye të presidencës së Maqedonisë së Veriut nga ish-kryeministri tashmë në arrati Nikola Gruevski. Gjatë qeverisjes së tij Moska u bë një mbështetje e rëndësishme për ta.
Por duket se edhe presidenti ynë nuk është larg Moskës dhe Ivanovit.
- Meta në një deklaratë për mediat tha se situata politike në vendin tone nuk vjen si pasojë e influences Ruse
- Thirrjet e Metës se Reforma në Drejtësi është e kapur
- Lufta e ashpër e gruas së presidentit, kryetarja e LSI-s ku, sulmet e saj ndaj Knut Fleckenstein dhe ambasadorit të OSBE janë shumë të ashpra. Po ashtu vetë Fleckenstein pak javë më parë e deklaroi hapur se Zonja e Parë nuk e do integrimin.
- Miqësia e Metës me Gruevskin, gjë të cilën e ka konfirmuar dhe kryeministri Rama në Kuvend.
Edhe Ivanov në Maqedoni e ka sulmuar sistemin e drejtësisë dhe po ashtu ka sulmuar ndërkombëtarët.
Përgatiti: AlpeNews.al


