Ikona e kinematografisë shqiptare aktori dhe regjisori i mirënjohur Xhevdet Ferri është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 59-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.
Menjëherë pas këtij lajmi të hidhur për kinematografinë shqiptare kanë reaguar aktorët e mirënjohur Fatos Berisha dhe Zamira Kita të cilët shkruajnë se kujtimi i tij do të mbetet i paharruar.
“Lamtumirë mik i dashur, Xhevdet Ferri! Do ngelesh i paharruar”, ka shkruar aktorja Zamira Kita. Ndërsa aktori Fatos Berisha ka shkruar “Prehu në paqe Xhoda”.
Ferri ka zhvilluar një karrierë të gjatë artistike që pas filmit të tij të parë të regjistruar që kur ishte ende student. Ndërsa, i fundit ka qenë filmi “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit. Roli i paharrueshëm për shqiptarët do të mbetet ai i trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” krah të madhit, Robert Ndrenika.