Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen.
Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ishte pas një grusht shteti të dështuar të vitit 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara ku ishte vendosur.
Kreu i një vëllazërie fetare me miliona ndjekës, Gulen ishte fillimisht aleati i Erdoganit, por në vitin 2012 të dy patën konflikte dhe presidenti turk e akuzoi atë se kishte planifikuar grushtin e shtetit të 2016-ës.
Kreu i lëvizjes FETO, Fethullah Gulen, dikur ka qenë edhe aleati i presidentit Erdogan, derisa lëvizja e tij mori rrjedhë tjetër dhe u shpall organizatë terroriste nga Ankaraja.


