• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHUHET KOALICIONI PD-LSI? Basha “divorcohet” nga Kryemadhi, mban të gjitha…
Home
Politikë

SHUHET KOALICIONI PD-LSI? Basha “divorcohet” nga Kryemadhi, mban të gjitha…

30 August, 2021 F.autor Politikë

“Kur vijne të keqijat te gjitha bashke, hapu deren”! Kjo eshte nje shprehje e urte popullore e hershme, me te cilen mund te shpjegohet situata ne partine e Ilir Metes dhe te Monika Kryemadhit!

Luan Rama vendosi ditën e sotme të largohet nga të gjitha funksionet që ka në LSI, duke u ndarë nga kjo parti pas 13 vitesh që nga themelimi i saj.

Një parti që lindi nga shkëputja e Partisë Socialiste dhe që mundësoi dhe kthimin në pushtet dhe të qëndrimit të Berishës për tetë vite në krye të qeverisjes..

Por sikur të mos mjaftonin rrjedhjet e njëpasnjëshme në parti. Monika Kryemadhi  duket se ka pridhur “martesën” politike me partinë demokratike, Lulzim Basha nuk kërkon të ndajë pushtetin e opozitës me LSI-në.

Tre nga tetë Komisionet e Përhershme Parlamentare i drejton opozita. Ndryshe nga viti 2017 kur PD-ja e la komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë nën drejtimin e LSI-së, këtë herë gjërat janë ndryshe. Kreu i partisë demokratike ka rezervuar për PD-në të tre komisionet, Shëndetësinë, Integrimin dhe Median.

Agron Gjekmarkaj do të drejtojë Komisionin për Arsimin dhe mjetet e Informimit Publik, ndërsa Jorida Tabaku do të zëvendësojë ish-deputetin e PD-së, Genc Pollo në krye të Komisionit të Integrimit.  Albana Vokshi do të jetë kryesuese e komisionit të Shëndetësisë që e ka drejtuar edhe në vitet 2013-2017.

Kujtojmë se tashmë jeta parlamentare e partisë së Kryemadhit ndodhet në duart e Lulzim Bashës, pasi rezultati i dobët me 4 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit nuk i lejon të ketë grup parlamentar. LSI i duhen 3 deputetë të tjerë që të krijojë grup parlamentare dhe të ketë karrige të saj në komisione parlamentare.

Njoftimi i PD:

Deputetët janë ndarë në 8 komisione ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:

Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi

Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati

Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka

Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FRIKSHME/ Uragani "IDA" bën "copash" çatinë e spitalit ku pacientët po luftojnë me COVID
Previous article "VAKSINA NUK I DËMTON ORGANET RIPRODHUESE"/ Flet Mira Rakacolli: Vaksinimi i detyrueshëm edhe për...

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT