• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHTYRJA E NEGOCIATAVE/ Basha: Rama të vijë në seancë, Balla: Po flet në telefon me…
Home
Shqipëri

SHTYRJA E NEGOCIATAVE/ Basha: Rama të vijë në seancë, Balla: Po flet në telefon me…

28 June, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Kuvendi do të zhvillojë sot një seancë maratonë për të debatuar lidhur me shtyrjen me një vit të hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Dy ditë pas vendimit të ministrave të Jashtëm për të diskutuar situatën e Shqipërisë dhe Maqedonisë në qershor 2019, në Tiranë do të zhvillohet një debat me të paktën prej 7 orësh e gjysmë mes maxhorancës dhe opozitës.

Ndërkohë pas debatit të ndodhur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho me kreun e Parlamentit Z.Ruçi lidhur me praninë e kryeministrit Rama për të diskutuar lidhur me shtyrjen e negociatave, ka ardhur gjithashtu edhe reagimi i kreut të PD-së Basha.

Ky i fundit ka thënë se Rama duhet të vijë në Kuvend për të diskutuar lidhur me çështjen e shtyerjes së negociatave, dhe duhet të jetë i pranishëm që të bëjë debat.

Balla: Rama nuk vjen se po flet me kryeministrin e Belgjikës

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se kreu i qeverisë është një telefonatë pune me kryeministrin e Belgjikës e për këtë arsye nuk është në seancë.

“Duhet të jemi korrekt, e mirëpresim një debat me ju për negociatat, por ju jeni të paimagjinueshëm, o zotëri ke kërkuar debat për autoritetin mbi veprimtarin e ish Sigurimit, je shumë i dobët, më i dobëti që kemi pasur përballë. i paimagjinueshëm shyqyr që të kemi ne, por për fat të keq gjynah që të ka Shqipëria lider opozite.

Debati zoti kryetar i PD, nuk përfshin asnjë lloj detyrimi, nuk është as mocion me debat as interpelancë, zoti kryetar i Kuvendit, propozoj që të nisë debati me ministrin e Jashtëm në 20 minutat e tij dhe kryeministri do të jetë këtu se nuk e ka kohën bosh siç e ka Lulëzimi, është në një telefonatë me kryeministrin e Belgjikës”, tha Balla.

Basha: Të vijë përgjegjësi në seancë, apo nuk e mbajnë leqet?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi që në seancë të marrë pjesë kryeministri Rama, i cili është përgjegjësi kryesor për shtyrjen e negociatave.

“Është marrë një vendim për të shtyrë shqyrtimin e vendimmarrjes, përgjegjësi kryesor dhe pengesa kryesore sot duhet të jetë këtu, afërmendsh nuk mund ti kërkosh kryetarit të opozitës pa përgjegjësin në numër një në sallë, nëse zotëria po fshihet apo nuk i mbajnë leqet të vijë këtu ndërpre seancën, këshilloje, qetësoje, të marrë ato që merr dhe të vijë në seancë se nuk mundet ti bëjë bisht debatit, kaq e thjeshtë është, pezulloje seancën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË "LLOTON" E KINOSTUDIOS/ Arrestohet 29-vjeçari. PENGOI Policinë të ...
Previous article E KAPËN "MAT" DUKE IKUR NGA ITALIA/ 44-vjeçari shqiptar bënte kërdinë me shpërndarjen e DROGËS në ...

g.autor

Postime të ngjashme

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia... Politikë

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT