Relatori i cështjes së ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla u shpreh se trupa gjykuese do të tërhiqet për të dhënë vendimin final për ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Sipas komisionerit, Llalla është ende magjistrat, pasi sipas tij dorëheqja e ish kryeprokurorit nuk është shprehur përmes formës dhe procedurës ligjore, prandaj është nul.
“Pa u materializuar dorëheqja në formën e procedurën e parashikuar në ligj nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë ky dhe ndërprerja e procedurave të vlerësimit kalimtar. A është nënshkruar nga vetë magjistrati dorëheqja kur dorëheqja është bërë me postë? Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhvillohet ky gjykim, ai ka gjithë të drejtën të kërkojë rikthimin në sistem duke mos e kaluar kurrë kështu procesin e rivlerësimit”, tha Ballhysa.
Ndërkohë avokati i Llallës, Sokol Hazizaj thotë se komisioneri nuk iu referua argumenteve të seancës së mëparshme.Pasi dëgjoi të dyja palët, trupa gjykuese do të bëjë vendimin të ditur në 11 qershor, në orën 13.00.


