Është shtyrë për në datën 2 dhjetor 2022 gjyqi për Arbër Ppaplekajn, personin i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
Në përfundim të seancës përfaqësuesja ligjore e familjes së viktimës bëri me dije se seanca u shty për shkak të mungesës së njoftimit për Emiljano Prengën, një nga personat e tjerë të dëmtuar në këtë ngjarje.
Avokatja tha se shtyrja e seancës u kërkua nga prokurori dhe u konsiderua e drejtë nga përfaqësuesit igjor të dy palëve dhe nga vetë gjykata.
“Unë jam përfaqësuesja e viktimës Pjerin Xhuvani, përfaqësoj trashëgimtarin e viktimës Xhuvanit, zonjën Evangjeli Xhuvani, gjithashtu jamë përfaqësuese ligjore e viktimës së dytë Eltion Bodinaku. Në cilësinë e avokatit ju deklaroj se kjo seancë nuk u zhvillua se u konstatua një problematikë që kishte të bënte me mosmarrjen e njoftimit nga ana e një prej viktimave të tjera të këtij procesi, që rezulton të jetë Emiljano Prenga. Në këto kushte prokuroria kërkoi ripërsëritjen e njoftimit, dhe normalishtë është një kërkesë e drejtë, gjykata e vlerësoi si të drejtë ashtu sikurse dhe ne përfaqësuesit ligjor të palëve dhe vendosi të shtyjë seancën për në datën 2 dhjetor, ora 10:00”, tha avokatja.


