Ministria e Arsimit ka ndryshuar datat e provimeve të lirimit, për klasat e 9-ta.
Kështu sipas këtij vendimi nga MAS mësohet se provimi i parë, ai i lëndës “Gjuhë e huaj’, i cili ishte parashikuar të zhvillohej më 10 qershor, do të jetë më 13 qershor.
Ndërkohë, provimi i dytë do të i lëndës ‘Gjuhë Shqipe’, do të zhvillohet më 18 qershor dhe lënda “Matematikë”, do të jetë më 21 qershor.
Sakaq, sa i përket lëndës së gjuhëve të huaja, nga udhëzimi i MAS thuhet se provimet e detyruara janë: Anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.