Yjet e njohura të showbiz-it përveç muzikës që ata bëjnë, gjithmonë janë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tyre luksoze.
Veshjet e tyre firmato e makinat super të shtrenjta, dreka e darka, pushimet, çdo herë janë në fokus të publikut.
Më poshtë ju sjellim disa nga VIP-shqiptarë të cilët shëtisin me makina super të shtrenjta si “Range Rover”, “Porsche” “BMW”.
Një nga ta është këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu. Ermali është një nga këngëtarët më të kërkuar në koncerte në showbizin shqiptar.
Ermali ka tani një veturë të tipit Mercedes, ndërkohë që më parë kishte një Range Rover.


Një Range Rover të kuq ka edhe Ariana, bashkëshortja e Ermalit.


Për yjet e showbizit, duket se Range Rover janë më të preferuarat. Një makinë të tillë ka edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Era Istrefi. Ajo madje e quan atë si beba e saj.

Për momentin reperi i njohur Majk është ndër më të kërkuarit. Majku ka një makinë të tipit BMW.


Ajo njihet për jetën e saj luksoze. Si e tillë modelja e njohur Morena Taraku ka një makinë super të shtrenjtë “Porsche Cayenne”./Gazeta Express/




