Shtohen rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë.Mësohet se ditën e sotme janë rregjistruar katër të infektuar në qytetin e Pogradecit.
Behet me dije se ata kanë qenë kontakte të rasteve të mëpërparshme.
Kujtojmë që ditën e djeshme, u konfirmuan 53 të prekur me koronavirus, ku 26 ishin në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.