• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shtohet misteri në vetëvrasjen e 18-vjeçarit/ Drejtoresha e shkollës dhe shokët, me deklarata kontradiktore
Home
Breaking News

Shtohet misteri në vetëvrasjen e 18-vjeçarit/ Drejtoresha e shkollës dhe shokët, me deklarata kontradiktore

8 November, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nëse analizohen deklaratat e bëra sot pas ngjerjes tragjike të vetëvrasjes së një nxënësi në Librazhd, kupton se në to ka kontradikta.
Le ti shqytrojmë me radhë.
Drejtoresha e gjimnazit që frekuentonte 18-vjeçari Fatjon Feçi, që u hodh nga një urë sot në fshatin Qukës duke gjetur vdekjen, ndryshe nga shokët e tij të klasës, u shpreh se nuk kishte vënë re asgjë të dyshimtë apo ndryshim në sjelljen e tij.

Por shokët e klasës shprehen se ai papritur, para pak kohësh, filloi të shoqërohej me persona të tjerë.

“Nuk largohej kurrë nga orët e mësimit. Ishte i qetë. S’ka pasur konflikte dhe ne nuk kishim vënë re asgjë të dyshimtë apo të ndryshme në sjelljen e tij” – u shpreh drejtoresha e gjimnazit “Dilaver Nezha” për “News 24”.

Shokët e Fajton Feçit u shprehën se ai kishte ndryshuar shoqëri. Sipas një shoku të klasës, Fatjoni filloi të shoqërohej me dy djem të panjohur. Në këtë periudhë, ai filloi të bëhej edhe më agresiv. Për shokun e tij të klasës, vetëvrasja e Fatjonit mbetet mister. Sipas tij, 18-vjeçari nuk kishte pse të merrte një vendim ‘kaq të tmerrshëm’.

“E kam pasur shumë shok rrinim bashkë, hanim bashkë, i tregonim çdo gjë njëri tjetrit, mirëpo erdhi një kohë që ai nuk më fliste më. Filloj të bëhej agresiv edhe shumë i dhunshëm. Unë nuk e mendoja kurrë se mund të ndodhte kjo që ai bëri.

Ai filloi të shoqërohej me disa të panjohur që takoheshin vazhdimisht madje sot nuk e pashë në shkollë deri sa mora vesh lajmin që është hedhur nga ura. Unë e njoh Fatjonin edhe ishte tip i urtë, asnjëherë agresiv, nuk e kuptoj pse duhet të merrte një vendim kaq të tmerrshëm” – shprehet një shokë i klasës në shkollën e Mesme për “Dritare.net”.

Policia bashkë me hetuesit nuk gjetën shenja dhune mbi trupin e 18-vjeçarit. Megjithatë po hetojnë se cilat ishin shkaqet që e dërguan atë të ndërmarrë aktin fatal pasi ka dyshime të forta se ai është hedhur vetë nga ura. Për këtë qëllim po merren në pyetje të afërm dhe familjarë e të ndierit.

18-vjeçari Fation Feçi në vitin e tretë në gjimnazin e Qukësit u hodh sot nga ura 50 metër e lartë e Bushtricës duke gjetur vdekjen. Policia ende nuk e ka referuar ngjarjen në Prokurori. A do të ketë hetime të mëtejshme, apo thjeshtë do të klasifikohet si vetëvrasje klasike? Mbetet per tu parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Taksa e shtëpive/ Ahmetaj sqaron shtesën: Kush do të paguajë më shumë
Previous article Eksporti i armëve/ Fitimi i Rusisë miliarda dollarë

Redaktor1

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT