• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shtohen zërat për kampet e refugjatëve, Presidenti i PE: Në Shqipëri ose…
Home
Shqipëri

Shtohen zërat për kampet e refugjatëve, Presidenti i PE: Në Shqipëri ose…

23 June, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Para samitit jozyrtar të BE për azilin, presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani thekson se stabiliteti i Europës varet nga Gjermania. Tajani përfytyron mundësinë e kampeve në Shqipëri ose Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për grupin mediatik gjerman “Funke Medien Gruppe” të shtunën (23.06), presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani është shprehur, se “mënyra e veprimit me çështjen e migracionit nuk duhet të çojë në shpërbërjen e BE-së. Sipas Tajanit, nëse çdo shtet do të veprojë sipas interesave të veta, kjo do ta shpërbënte BE-në, shkruan dpa. Në të njëjtën kohë, presidenti i Parlamentit Europian u kujtoi partive gjermane në grindje të fortë për çështjen e azilit, se migracioni “nuk është një problem vetëm gjerman.”

Italia dhe Greqia ndodhen po ashtu nën presion të madh. “Tani nuk bëhet fjalë për zgjidhje të veçuara kombëtare. Ne kemi nevojë për një strategji europiane.” Në samitin e Bashkimit Europian më 28 dhe 29 Qershor pritet të diskutohet ndër të tjera edhe çështja e refugjatëve. Partia kristiansociale CSU në Gjermani kërkon që menjëherë pas tij të vendosë se si do të veprojë. Ndërkohë këtë të dielë, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka ftuar në një takim në Bruksel vendet e BE-së për krizën e migracionit. 16 vende duan të marrin pjesë në këtë samit.

Kampe të mundshme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut

Stabiliteti i Europës varet nga stabiliteti i Gjermanisë, tha Tajani. Ai është “kundër masave në kufijtë e brendshëm”. Zgjidhja ndodhet jashtë, jo brenda Bashkimit Europian. “Ne duhet të mbrojmë kufijtë e jashtëm me efektivitet. Duhet të investojmë më shumë në Afrikë për të luftuar arsyet e migracionit”, theksoi Tajani. Agjencia e Ruajtjes së Kufijve, Frontex duhet të forcohet me 10.000 vetë, kërkoi ai.

“Ne kemi nevojë për kampe jashtë BE.” Tajani u shpreh se e përfytyron si të mundshme, që qendra të tilla të ngrihen në Shqipëri apo Maqedoninë e Veriut. “Por ne kemi nevojë për kampe edhe në Afrikë. Libia është një vend që duhet stabilizuar. “Nigeria, Tunizia dhe Maroku janë po ashtu vende që mund të merren në konsideratë për kampe”, sipas presidentit të Parlamentit Europian./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjermania në shok, gjendet e vrarë në Spanjë liderja e Partisë Social Demokrate
Previous article E RËNDË/ PËRGJAKET festa e tifozëve në Bazel/ Një i ri SHQIPTARË theret me THIKË nga serbët

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT