• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shtohen tensionet mes komunitetit të zbulimit dhe Shtëpisë së Bardhë
Home
Nderkombetare

Shtohen tensionet mes komunitetit të zbulimit dhe Shtëpisë së Bardhë

18 August, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Tensionet mes komunitetit të zbulimit dhe Shtëpisë së Bardhë janë shtuar kohët e fundit, ndërsa Presidenti Donald Trump dhe ish zyrtarë të lartë të zbulimit u përfshinë në një betejë fjalësh lidhur me certifikatat e sigurisë.

Të premten presidenti Trump kërcënoi se do t’i hiqte certifikatën e sigurisë një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë dhe shtoi se vendimi tij për heqjen e certifikatës së sigurisë ish Drejtorit të CIA-s John Brennan, është pritur me “reagime të jashtëzakonshme”.

Objekt i zemërimit të zotit Trump të premten ishte zyrtari i Departemntit të Drejtësisë Bruce Ohr, që ishte në mesin e nëntë zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, që rrezikojnë ta humbin certifikatën e sigurisë.

Zoti Trump bëri lidhje mes Bruce Ohr-it dhe Prokurorit Special Robert Mueller, duke e quajtur lidhjen mes tyre “të papranueshme” për Mueller-in. Mueller po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, hetim që Trump e quajti të premten “gjueti shtrigash të manipuluar”.

“Ju e dini këtë,” u tha presidenti Trump gazetarëve. “Zoti Mueller është në konflikt interesi”.

Trump kritikoi përsori ish-drejtorin e CIA-s të shtunën, John Brennan, duke pyetur në mënyrë retorike në Twitter nëse dikush ka “shikuar gabimet që bëri John Brennan ndërsa shërbente si drejtor i CIA-s” pa dhënë shpjegime dhe e etiketoi atë si një “llafazan, njeri partiak, i cili nuk mund të besohet me sekretet e vendit tonë!”

Komentet e presidentit Trump, së bashku me kërcënimin e heqjes së certifikatës së sigurisë zyrtarëve të tjerë të mëparshëm dhe të tanishëm, kanë shkaktuar një zemërim në rritje.

Të premten, ish zyrtarë të CIA-s u kundërpërgjigjën për sjelljen ndaj zotit Brennan: më tepër se 60 persona nënshkruan një deklaratë, duke kritikuar ato që i cilësojnë “komente dhe veprime të papërshtatshme e të pashembullta nga Shtëpia e Bardhë, lidhur me heqjen e çertifikatës së sigurisë së John Brennan-it”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mposhtën TIRANËN/ Trajneri i KAMZËS nuk kursehet: I bëmë ‘hyzmetin’, nuk ishte e...
Previous article SUPERGOL/ Napoli përmbys gjithçka, INSINGE realizon një kryevepër (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme Botë

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT