• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTOHEN RASTET ME COVID-19 NË BERAT/ Pas ekonomistes, pozitivë dhe dy 2 punonjës të Ujësjellësit
Home
Sociale

SHTOHEN RASTET ME COVID-19 NË BERAT/ Pas ekonomistes, pozitivë dhe dy 2 punonjës të Ujësjellësit

13 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas konfirmimit “pozitiv” me Covid-19 të një 36-vjeçareje nga Berati, dy raste të tjera kanë rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës.

Mësohet se mjekët epidemiologë kryhen në mënyrë emergjente tamponët në 20 punonjësit e Drejtorisë së Sh.A. Ujësjellës-Kanalizimeve Berat, ku pacientja e infektuar me koronavirus punonte si Shefe e Financës. Po kështu, tamponet iu morën e dhe familjarëve të saj në fshatin Pobrat në Urë-Vajgurore, ku 36-vjeçarja shkonte shpesh për të vizituar prindërit e saj. Burimet zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat komfirmojnë se nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar “pozitivë”, një person i gjinisë mashkull 56-vjeç dhe një person e gjinisë femër 44 vjeçe.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se tamponët e kryer dy prindërve të saj në fshatin Pobrat të Urës-Vajgurore dhe vajzës së vogël kanë rezultuar “negativë”. Pas hetimit të personave të kontaktit, ditën e djeshme iu janë kryer tamponët edhe 5 personave të tjerë që shoqëroheshin me 36-vjeçaren dhe që kanë rezultuar “negativë”.

Pas mbërritjes ditën e djeshme të rezultatit “pozitiv” me Covid-19 të 36-vjeçares, mjekët epidemiologë të Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat filluan hetimin e kontakteve të saj, duke filluar nga familjarët e saj dhe kolegët e punës në Ujësjellësin e Beratit, të cilët iu nënshtruan të gjithë testimit. Po kështu, mjekët epidemiologë po vijojnë me hetimin e rasteve të kontaktit të dy punonjësve të tjerë të Ujësjellësit që rezultuan edhe ata “pozitivë”.

Ekonomistja e Ujësjellësit jeton bashkë me vajzën në një pallat në lagjen “10 Korriku” në Berat, ndërkohë pas konfirmimit të rastit, bashkia e Beratit dezinfektoi banesën e saj dhe zonën përreth.

Ndërkohë që u krye dezinfektimi edhe në çdo zyrë të Drejtorisë së Sh.A. Ujësjellës-Kanalizime Berat. Po kështu, punonjësit e bashkisë kanë kryer pasditen e djeshme edhe dezinfektimin e banesës së prindërve dhe vëllezërve të 36-vjeçares në fshatin Pobrat, ku ajo kishte shkuar shpesh për vizitë.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR ME TË SHOQEN NË BANESË/ Kur shkon policia ai rrëmben armën dhe kërcënon efektivët (VIDEO)
Previous article “ERDHI ME NJË SHOK MË KAPI PËR FYTI”/ Sërish në pranga ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt i njohur si “bossi i kokainës”

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT