• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shtohen rastet fruthit, shkon në 16 numri i të prekurve, shenjat dhe masat që duhen marrë
Home
Sociale

Shtohen rastet fruthit, shkon në 16 numri i të prekurve, shenjat dhe masat që duhen marrë

18 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ka arritur në 16 numri i fëmijëve të konfirmuar me fruth, ndërkohë në kryeqytet mbi 1200 prej tyre janë ende të pavaksinuar. Rastet më të shumta sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë kryesisht fëmijë nën 1 vjeç, por vlen të theksohet se mund të jetë prekur edhe një i rritur, i cili po mbahet nën mbikëqyrje.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Adela Vasili, epidemiologe në Departamentin e Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, shprehet se për fruthin edhe një rast i vetëm përbën epidemi. Por ajo më tej shton se popullata kryesisht është e mbrojtur dhe vetëm 4% e popullatës nuk është vaksinuar. Epidemiologia i bën thirrje të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre në të mirë të shëndetit të tyre.

Sa është numri i fëmijëve të prekur nga fruthi deri më tani në vendin tonë?

Deri tani janë shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” 20 fëmijë, nga të cilët 16 janë të konfirmuar me fruth. Të prekurit janë kryesisht fëmijë të moshës nën 1 vjeç që nuk e kanë bërë vaksinën. Por, gjithashtu, rezultojnë me fruth edhe fëmijë mbi 1 vjeç që prindërit ende nuk i kanë vaksinuar. Ndërkohë analizat e 2 fëmijëve janë ende në pritje, ndërsa dy të tjerë kanë rezultuar negativ.

Aktualisht ku po trajtohen të prekurit nga sëmundja dhe si paraqitet gjendja e vogëlushëve?

Fëmijët janë vendosur në një karantinë apo pavion të veçantë në Pediatrinë Infektive në QSUT, ku janë 6 dhoma në katin e dytë për trajtimin e tyre. Mesa kemi kontaktuar me mjekët specialistë, gjendja e fëmijëve nuk paraqitet e rëndë.

A mund të themi se kjo situatë përbën epidemi?

Për fruthin edhe një rast përbën epidemi, por fakti që kemi jo shumë raste të prekura na bën të kuptojmë që popullata ka mbrojtje. Sëmundja po prek vetëm të pa vaksinuarit kryesisht nën 1 vjeç. Pra, ka një lloj mbrojtjeje. Por ne po bëjmë apel që mos të shtyhet vaksinimi, pasi fëmijët e pavaksinuar janë të pambrojtur.

Cilat janë disa nga arsyet që këta fëmijë nuk janë vaksinuar?

Prindërit nuk i kanë vaksinuar për arsye të ndryshme, disa thonë se fëmija ka qenë i sëmurë, disa të tjerë kanë refuzuar vaksinimin me pretekste nga më të ndryshmet.

Sa është numri i të pavaksinuarve në rang vendi?

Në vendin tonë rreth 4% e popullatës janë të pavaksinuar nga fruthi, e po t’i referohemi Tiranës, ka 1200-1300 fëmijë që kanë mbushur 1 vjeç dhe ua kanë shtyrë vaksinimin. Kjo shtyrja është e gabuar e shpresojmë që prindërit të ndërgjegjësohen sa më shpejt. E nëse këta fëmijë janë të grupuar në një zonë të caktuar, atëherë propabiliteti për të përhapur virusin te njëri-tjetri është shumë i madh.

Cilët janë më të rrezikuarit?

Ka fëmijë që nuk vaksinohen për arsye shëndetësore dhe nëse ky fëmijë bie në kontakt me një tjetër që nuk është vaksinuar, sepse prindi ka refuzuar, rrezikon jetën. Pasojat që lë fruthi për këtë kontigjent fëmijësh që nuk mund të vaksinohen pasi janë të sëmurë, janë shumë të rrezikshme. Kështu që të vaksinohen të gjithë për të mbrojtur ata që realisht nuk e bëjnë dot vaksinën e kanë imunodefiçencë.

Intervistën e plotë e lexonin në: http://www.gsh.al/2018/01/18/epidemi-fruthi-ne-vend-shkon-ne-16-te-numri-i-femijeve-te-prekur/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ U vra në Mitrovicë, qindra qytetarë përcjellin për në banesën e fundit Oliver Ivanoviç
Previous article Alketa Vejsiu shijon ditët në Miami! Shfaqet super SEKSI dhe mban veshur një... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT