• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTOHEN KËRKESAT PËR RIATDHESIM/ Rritet në 12 numri i hoteleve karantinë në Durrës
Home
Sociale

SHTOHEN KËRKESAT PËR RIATDHESIM/ Rritet në 12 numri i hoteleve karantinë në Durrës

28 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Numri i hoteleve karantinë në qytetin bregdetar të Durrësit që do të shpërbejë për të riatdhesuarit nga vendeve të ndryshme të Europës dhe jo vetëm, ka shkuar nga 2 në 12 hotele për shkak të kërkesave të larta të shqiptarëve për t’u riatdhesuar.

Sipas Fletores Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, hotelet e kthyer në karantinë janë:Hotel “AS” në Golem, “Ibiza” në Golem, “Bonita” në Golem, “Sun” në Durrës, “Gloria” në Golem, “Horizont” në Durrës, “Brilliant” në Golem, “Kolaveri” në Malin e  Robit, “Fafa” në Golem, “Eter”në Malin e Robit, “Dolce Vita” në Golem dhe “Brothers Dijon” në  Golem.

Sipas rregullave të vendosura nga qeveria, personat që riatdhesohen duhet të vendosen në hotele për 14 ditë, për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Në total një ditë fjetja dhe ngrënie e tre vakteve shkon në 2500 lekë për person në ditë, nga të cilat qeveria do të garantojë 1700 lekë për akomodimin dhe fjetjen nga fondi i emergjencave në buxhetin e shtetit, dhe 800 lekë në ditë për ngrënien do të paguhen nga vetë qytetari.

“Mbulimi i  shpenzimeve  të  akomodimit  të përkohshëm  në vlerën 1 700 lekë për person në ditë nga buxheti i shtetit, fondet  e  emergjencës,  dhe  800  lekë  në  ditë  nga  personi  i riatdhesuar,  në  total  2  500  lekë për person në ditë, sipas raportit dhe  procedurës   së  ndjekur   ndërmjet   Ministrisë   së Turizmit  dhe  Mjedisit,  Unionit  Turistik  Shqiptar (UTSH) dhe Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA)  dhe  sipas  dokumentacionit  që  i  bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi“, shkruhet në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare.

Riatdhesimet vijojnë me program të përcaktuar nga qeveria, në të cilët qytetarët duhet të aplikojnë në portalin  e-albania për rezervimin e hotelit dhe biletës, ku gjatë ditës së sotme mbërritën 82 qytetarët nga Viena. Qytetarët shqiptarë sapo mbërrijnë në Rinas ata transportohen direkt me autobus të posaçëm drejt hoteleve karantinë në Durrës, ku duhet të qëndrojnë 14 ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Erdogani mbështet SHBA-në në luftën kundër COVID-19, i dërgon furnizime mjekësore
Previous article KORONAVIRUSI/ 17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkon në 780 numri i të infektuarve

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT