• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHTOHEN KËRKESAT PËR PONOGRAFI GJATË PANDEMISË/ BE me masa të reja kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve
Home
Nderkombetare

SHTOHEN KËRKESAT PËR PONOGRAFI GJATË PANDEMISË/ BE me masa të reja kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve

8 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Nga koha e Coronës janë shtuar në internet kërkesat e pornografisë me fëmijë. Komisioni Europian reagon në luftën kundër abuzimit seksual ndaj të miturve me një paketë masash parandaluese dhe penale për vendet e BE.

Komisioni Europian kërkon së shpejti të paraqesë një paketë përkatëse të vlefshme për të gjithë Bashkimin Europian në luftë kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve, tha eurokomisionerja për çështjet e brendshme Ylva Johansson për gazetën gjermane “Welt”.

Me këtë planifikohet “një strategji e gjerë për një luftë efektive kundër abuzimit e shfrytëzimit seksual të fëmijëve, tha eurokomisionerja suedeze. Sipas Johannson planet parashikojnë një sërë iniciativash dhe masash ligjore. Këto masa i përgjigjen kështu kërkesave nga Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare për më shumë ndjekje penale dhe parandalim.

Kriminelët përdorin internetin si platformë vendimtare

Nuk mund të mbështetemi vetëm tek strategjitë e parandalimit, paralajmëron Johansson. Ajo theksoi se “ligjet tona duhet të të veprojnë kur ato shkelen, dhe duhet të tregojnë, se vlerat tonë, vlejnë si në internet ashtu edhe në jetën reale.” Për këtë është e nevojshmë një bashkëpunim më i ngushtë i koncerneve të internetit. Sipas saj internet është një “faktor vendimtar për fat të keq” për kërkimet që bëjnë kriminelët për viktima të reja.

EU-Kommissarin Ylva Johansson (picture-alliance/E. Simander)Eurokomisionerja, Ylva Johansson

Përveç kësaj parashikohet edhe një qendër e BE për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve, e cila do të mbështesë shtetet anëtare në hetimin, parandalimin, luftimin e abuzimit seksual me fëmijët, si përmes bashkëpunimit edhe shkëmbimit të informacionit. Që nga koha e krizës së Coronës është rritur kërkesa në internet për materiale që përmbajnë pamje të abuzimit seksual me fëmijë “në disa vende anëtare madje me 30%”, është shprehur Johansson.

Zbulohet rrjeti i keqpërdorimit seksual në Gjermani

Në ditët e kaluara në Gjermani u zbulua një rrjet i keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Në landin Renani-Veriore Vestfali, Brandenburg, Hesen dhe Saksoni i Poshtme janë arrestuar 11 persona për keqpërdorim të rëndë seksual të fëmijëve. Shtatë prej tyre ndodhen në arrest-burgim, bëri të ditur prokuroria dhe policia e Mynsterit të shtunën. Një nga të fajësuarit kryesorë është një 27 vjeçar nga Mynsteri, i cili njihet ndërkohë për veprat penale me këtë motiv./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZH QYTETARËVE SHQIPTARË/ Ministri i Shëndetësisë së Kosovës: Respektoni masat anti-COVID
Previous article SOLO APO BASHKËPUNIM? Ghetto Geasy rikthehet fuqishëm pas karantinës dhe po ‘gatuan’ një hit të ri (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT