• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTOHEN AUTOMJETET NË QARKULLIM/ Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina
Home
Sociale

SHTOHEN AUTOMJETET NË QARKULLIM/ Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

17 October, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Në 2022-in, Shqipëria nuk ka shtuar as një kilometër rrugë në rrjetin e saj rrugor. Investimet publike në rrjetin rrugor ende nuk janë materializuar si shtesë në statistika, ndërsa edhe densiteti rrugor për km2 ka mbetur i njëjtë.

Nga krahu tjetër, numri i mjeteve rrugore që qarkullojnë është rritur në 796 438 mjete, 7.5% më shumë se një vit më parë. Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 232, rritje me 9%.

Shtimin më të lartë mjeteve motorike e kanë pasur rimorkiot për transport të veçantë dhe motorët, ndërsa Tirana kryeson si qarku me numrin më të lartë të mjeteve, Kukësi dhe Gjirokastra vijnë të fundit. Ndërkohë statistikat sugjerojnë se në rrugë tokësore, vetëm në kufirin Morinë-Kukës kanë kaluar gati 8 milionë pasagjerë apo 40% e totalit.

Sa i përket transportit detar, porti i Durrësit mbetet më i rëndësishmi në vend duke përpunuar rreth 6 mijë ton mallra. Ndërkohë pasqyra ishte komplet ndryshe për Portin e Vlorës, Limonit në Sarandë dhe Shëngjinit që pësuan tkurrje në përpunim mallrash. Por këto porte kanë parë më shumë të hyra nga volumi i shtuar i pasagjerëve.

Në transportin ajror ndërkohë, numri i avionëve të ulur në Rinas është rritur, por edhe volumi i pasagjerëve, 5.2 milionë pasagjerë në vitin që lamë pas.

Sa i përket sigurisë rrugore shoferët me leje drejtimi mbi 9 vite janë ata që kanë shkaktuar 40% të aksidenteve, ndërsa ata me mbi 3 vite vetëm 21%.

Qarku me numrin më të lartë të aksidenteve është Tirana ndjekur nga Lezha, por shifrat vijnë me ulje nga një vit më parë./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA ELSA LILA, TE KEJSI TOLA/ Zbulohen artistët pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH, rikthehen emra të njohur
Previous article RRUMBULLAKU TAKIM ZYRTAR NË SHBA/ Takim me homologun amerikan ja çfarë u diskutua

s.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT