Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka deklaruar se situata e pandemisë se Covid-19 në Shqipëri po mirëmenaxhohet. Në një lidhje direkte për News 24, ai ka thënë për herë se për shkak të shtimit të testimeve, numrat e rasteve pozitivë asimptomatik po shtohen.
‘Dua të them diçka që nuk e kam thënë më herët, për shkak të shtimit të testimeve, numrat e rasteve pozitivë asimptomatik po shtohen’, u shpreh Pipero.
Kujtojmë që ditën e sotme u konfirmuan 34 raste të reja me koronavirus, duke e çuar 712 në total numrin e të infektuarve në Shqipëri.