• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTIMI I RASTEVE ME COVID-19/ Epidemiologu Ulqinaku: Lajmi i mirë është se…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHTIMI I RASTEVE ME COVID-19/ Epidemiologu Ulqinaku: Lajmi i mirë është se…

19 November, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

I ftuar në studion e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë i ftuar epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku i cili ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri dhe se çfarë na pret gjatë muajve në vazhdim.

Ai shprehet se derisa vaksina të përhapet në të gjithë botën, gjatë këtyre muajve ne riskojmë të shkojmë në kolaps.

Situata duket sikur po përkeqësohet, kemi shtim të numrave. Jemi në valën e madhe tani apo Janari do jetë më i rrezikshëm se kjo është ajo që na mundon të gjithëve.

Kjo është një gjë që na shqetëson dhe neve të Institutit të Shëndetit Publik. Ne përditë po përpiqemi të bëjmë ato kalkulimet tona për të dhënë një përgjigje se kur do jetë piku i valës. Nuk është e lehtë më besoni, ajo që dihet është se ne kemi një numër zyrtar të testuarish pozitiv i cili shkon diku tek 1% i popullatës shqiptare, pra 1 % e popullatës e ka ose e ka kaluar këtë virus. Ne dimë gjithashtu që jo gjithmonë tampon është efikas, është i sigurt sepse ka shumë kleçka edhe gjatë rrugëtimit të tamponit, duke filluar që nga dora e specialistit, që nga koha e infektimit të personit dhe tek laboratori që mund të ketë ato fazat e veta. Këtë 1% të popullatës ne mund ta shumëzojmë me 2, por ka eskpertë të tjerë që e shumëzojnë me 5 ose më shumë.

Pra ju mendoni që shifra e të prekurve jepet në minimumin e saj?

Është në minimumin e saj padiskutim, zyrtare kemi rreth 30 mijë të infektuar, pra është 1% e popullatës. Në gjykimin tim unë mund të them që jemi diku tek 70-80 mijë persona të infektuar tashmë.

Lajmi i mirë është se efikasiteti i vaksinës së re është mbi 90%. Flitet që në Dhjetor të prodhohet në mënyrë masive që do të thotë në Shqipëri, në rastin më të mirë mund të vijë nga fundi i Shkurtit ose fillimi i Marsit. Pra janë këto tre muaj të cilat duke nisur dhe nga numri i rasteve që ka ardhur në rritje dhe po vazhdon të jetë në rritje, mund të themi që nëse nuk e marrim shumë seriozisht ne riskojmë të shkojmë dhe në kolaps. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Sa mund të vlejnë 20 milionët e identifikimit biometrik?
Previous article "SANDS OF TIME"/ Me foton e florinjtë të Trump dhe Biden, zbulohet çmimi marramendës për iPhone 12

F.autor

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT