• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTIMI I RASTEVE/ Bino:Zyrat dhe rrethet familjare, vatrat kryesore të infektimit
Home
Sociale

SHTIMI I RASTEVE/ Bino:Zyrat dhe rrethet familjare, vatrat kryesore të infektimit

28 July, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Vendet e punës dhe rrethet familjare janë vatrat kryesore të përhapjes së Covid-19. Përgjegjësja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino thotë se deri tani zyrat e shtetit dhe ato private kanë përhapur më shumë infeksionin.

“Janë marrë kryesisht në vendet e punës apo në vatrat familjare, apo në shtëpi. Qoftë në zyrat e shtetit apo në kompani private duhet të ketë, të zbatojë protokollin. Atje ku është ruajtur distanca dhe është mbajtur maska nuk kemi gjetur transmetim. Ne kemi vënë re që në qoftë se janë ruajtur, mund të përmend raste të cilat kanë qenë në floktore dhe ku është ruajtur maska, ne nuk kemi gjetur asnjë pozitiv”.

Televizioni Klan ka sjellë vazhdimisht vëzhgime, të cilat tregojnë se në disa institucione shtetërore neglizhohet përdorimi maskës.

“Është i dukshëm transmetimi komunitar kryesisht në Tiranë, shumë më pak në të gjitha rrethet e tjera, por hetimi epidemiologjik duhet të kryhet gjithnjë. Pavarësisht se mund të kemi vatra të vogla familjare dhe transmetime në komunitete, ti duke kryer hetimin evidenton lidhjet midis tyre dhe përpiqesh të ndalosh sa më shumë. Ky është një element  i cili duhet përforcuar”.

Në Tiranë situata është jashtë kontrollit për shkak të transmetimit komunitar. Bino thotë se duhet të intensifikohet hetimi epidemiologjik.

“Duke pasur parasysh transmetueshmërinë e këtij virusi, ne vëmë re që kemi të bëjmë me një sëmundje që është më ngjitëse se sa mendohej në fillim, pra në qoftë se flasim për Shkurtin. Nuk kemi të dhëna për ndryshime genetike apo mutacione që ta bëjnë virusin më të rrezikshëm apo më të rëndë”.

Specialistët thonë se virusi mbetet shumë ngjitës dhe infektues. Të dhënat tregojnë se ditët e fundit numri i të infektuarve është në rritje, sikundër ai i viktimave dhe i të shtruarve në spitalet e posaçme Covid.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS FITOI TITULLIN E 9 RADHAZI/ Michel Platini: Dybala ngjan me legjendën e futbollit...
Previous article MANCHESTER CITY GATI GODITJEN E MADHE/ Zëvendësuesi i sulmuesit Sane vjen nga La Liga, ja emri

F.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT