Zgjedhja e Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm i Përhershëm dhe i Ardian Dvoranit sërisht në Krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, tregon se reformën në Drejtësi, nuk e ndalon dot më askush e asgjë në Shqipëri.
Duke përshëndetur këto hapa të hedhur sot, BE deklaroi se “implementimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe mbetet prioritet për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit”.
Ndërkohë që Parlamenti i shtoi listës së akuzave për hetimin ndaj Presidentit Meta, edhe rastin e dekretit për një nga anëtaret e Gjykatës Kushtetuese.
Çka do të thotë se shprehja “shteti e kap lepurin me qerre”, mbetet e vërtetë edhe në epokën e realitetit virtual dhe inteligjencës artificiale…
/Marrë nga Alfred Pez@/ blogu personal


