• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTETËSIA GREKE/ Shqiptarët të parët që e marrin, ja nga kush ndiqen
Home
Sociale

SHTETËSIA GREKE/ Shqiptarët të parët që e marrin, ja nga kush ndiqen

7 March, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Emigrantët shqiptarë në Greqi përbëjnë numrin më të lartë të të huajve që kanë marrë shtetësinë greke gjatë vitit 2017.

Të dhënat e publikuara së fundi nga Agjensia Europiane e Statistikave, EUROSTAT dhe që pasqyrohen gjerësisht në mediat greke tregojnë se 86,8 për qind e rreth 34,305 personave që morën shtetësinë greke në vitin 2017 ishin qytetarë shqiptarë, 1,3 për qind ukrainas dhe 1,1 për qind nga Moldavia.

Sipas të dhënave europiane lëshimi i shtetësisë në vitin 2017 ishte në Greqi 3 për qind më lartë se në vitin 2016. Në qershor të vitit 2015, Greqia votoi me konsenus të gjerë ndërpartiak ligjin për dhënien e nënshtetësisë fëmijve që lindin e rriten në Greqi. Sipas të dhënave greke nga viti 2016, që filloi zbatimi i legjislacionit deri më sot, 66 mijë të rinj e të reja kanë marrë nënshtetësinë greke.

Analistët vlerësojnë se një pjesë jo e vogël e emigrantëve shqiptarë që qëndrojnë prej vitesh në Greqi kanë synuar marrjen e shtetësisë greke për t`u bërë qytetar i një vendi të Bashkimit Evropian. Kështu, pas krizës ekonomike që mbërtheu Greqinë, ata e kanë pasur më të lehtë të emigronin drejt Britanisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Në këto vende emigrantët shqiptarë janë pajisur lehtësisht me leje pune dhe kanë arritur të përfitojnë nga tarifat e shkollimit për fëmijët që për shtetasit europianë janë shumë më të ulta në vendet e BE-së në krahasim me ato për shtetasit nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Eurostat në vitin 2017, më shumë se 825,000 persona fituan shtetësinë e një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, krahasuar me 995,000 në vitin 2016 dhe 841,000 në vitin 2015. Nga numri i përgjithshëm rreth 17 për qind ishin shtetas të një vendi anëtar të BE-së, dhe shumica ishin shtetas të vendeve jo-anëtare të BE-së ose personat pa shtetësi. Qytetarët shqiptarë në vitin 2017 u renditeë të dytët me 58,900 persona, 97 për qind e të cilëve e kanë fituar shtetësinë në Greqi ose Itali ndërsa grupi më i madh për marrjen e shtetësisë e një vendi anëtar të BE-së, ishin shtetasit e Marokut (67, 900 persona, nga të cilët 83 për qind e kanë fituar shtetësinë në Itali, Spanjë apo Francë).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RENNES-ARSENAL/ "Vendasit" barazojnë shifrat, shënon Bourigeaud
Previous article PËRJASHTIMI NGA GJERMANIA/ Mats Hummels reagon: Mua më ka bërë përshtypje mënyra sesi...

k.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT