Një ngjarje tronditëse u regjistrua gjatë natës në kryeqytet, ku pas rënies së zjarrit në një banesë ka ndërruar jetë foshnja 6-muajsh. Zjarri ra në një hyrje apartamenti në një banesë pranë Maternitetit të ri.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në banesë në kohën kur ra zjarri ka qenë gjyshja dhe foshnja, ndërkohë që prindërit e fëmijët nuk kanë qenë. Ndonëse në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrfikëse, zjarri ishte përhapur në banesë.
Po ashtu për të shuar zjarrin u përfshinë edhe banorë të lagjes. pavarësisht ndihmës mjekësore, foshnja nuk ka arritur të mbijetojë, ndërsa gjyshja fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ka dyshime se zjarri është shkaktuar nga një energji elektrike.