• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHTËPIA IME”/ Bashkia e Shijakut ka nisur procesin e aplikimit online për qytetarët e prekur nga tërmeti (VIDEO)
Home
Sociale

“SHTËPIA IME”/ Bashkia e Shijakut ka nisur procesin e aplikimit online për qytetarët e prekur nga tërmeti (VIDEO)

31 January, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Shijakut ka nisur procesin e aplikimit online për qytetarët e prekur nga tërmeti të cilët mund të përfitojnë nga programi i rindërtimit nëpërmjet platformës “SHTËPIA IME”. Agjencia Telegrafike Shqiptare ndoqi nga afër procesin e aplikimit online, ku qytetarët zgjedhin një prej programeve që do t’iu vijë në ndihmë, pas dëmtimeve të banesave të tyre si pasojë e tërmetit. Ambra Beqiri, juriste pranë bashkisë së Shijakut, njëkohësisht e angazhuar në grupet e punës në kuadër të platformës online në ndihmë të qytetarëve shpjegon për ATSH-në, se janë 7 hapa të cilat duhet të ndiqen. Ajo shpjegoi se procedura është e thjeshtë dhe aplikimi bëhet nga punonjësi i bashkisë, ndërsa qytetari që paraqitet firmos në fund të procesit, në formularin e plotësuar.

“Nisim me aplikimin e parë për qytetarin. Kemi numrin e protokollit për secilin aplikant. Vazhdojmë me të dhënat personale, mbiemrin, marrin fotokopjen e kartës së identiteti, datëlindjen, rrugën, numrin e pallatit për të cilin bëhet fjalë, numrin e telefonit, një email. Qytetarët mund të zgjedhin nga programi i strehimit (RDS4-RDSS), granti për rindërtim (GR), granti për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara(DS1-DS2-DS3) sipas akt-konstatimeve. Pasi shënojmë të dhënat personale të qytetarit, të dhënat e familjarëve si edhe të gjitha të dhënat për banesën. Më pas, pyesim qytetarin për programin në të cilin do të aplikojë sipas akt-konstatimeve. Janë shtatë hapë të cilat shënohem me radhë. Pasi shënojmë të gjitha të dhënat, në fund del opsioni në print dhe qytetari duhet të firmosë që është dakort me të gjithë formularin e plotësuar së bashku me të”, -u shpreh punonjësja e bashkisë Shijak.

Beqiri u bëri apel qytetarëve që të paraqiten pranë bashkisë së Shijakut për të kryer procesin e aplikimit, i cili plotësohet nga punonjësi i bashkisë. Aktualisht, bashkia e Shijakut ka ngritur disa grupe pune, për të përshpejtuar procesin e aplikimit dhe përballuar intensitetin e punës kundrejt qytetarëve të shumtë që paraqiten për aplikim.

VIDEO/ Nis në Shijak aplikimi online për të përfituar shtëpi të re nga Rindërtimi/ 7 hapat që ndiqen në platformën “SHTËPIA IME”

VIDEO/ Nis në Shijak aplikimi online për të përfituar shtëpi të re nga Rindërtimi/ 7 hapat që ndiqen në platformën “SHTËPIA IME”http://ata.gov.al/2020/01/31/video-nis-ne-shijak-aplikimi-online-per-te-perfituar-shtepi-te-re-nga-rindertimi-7-hapat-qe-ndiqen-ne-platformen-shtepia-ime/Bashkia e Shijakut ka nisur procesin e aplikimit online për qytetarët e prekur nga tërmeti të cilët mund të përfitojnë nga programi i rindërtimit nëpërmjet platformës “SHTËPIA IME”. Agjencia Telegrafike Shqiptare ndoqi nga afër procesin e aplikimit online, ku qytetarët zgjedhin një prej programeve që do t’iu vijë në ndihmë, pas dëmtimeve të banesave të tyre si pasojë e tërmetit.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Freitag, 31. Januar 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPALLET NË KËRKIM PËR SHPËRDORIM DETYRE/ Çfarë ndodhi me 56-vjeçarin nga Shkodra (EMRI)
Previous article ÇIFT ME SEVEN SARAQIN? Reagon Kejvina Kthella për herë të parë

k.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT