• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTËPIA E BARIT NË SELITË/ Lirohen 3 specialistët e OSHEE, në kërkim organizatori
Home
Aktualitet
Kronikë

SHTËPIA E BARIT NË SELITË/ Lirohen 3 specialistët e OSHEE, në kërkim organizatori

13 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës la në burg 3 nga 7 personat e arrestuar për magazinën e barit që u zbulua pak ditë më parë në zonën e Selitës në kryeqytet.

Arrest në burg u caktua për Erlind Tresën, Asqeri Likajn, mirëmbajtësin e godinës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe shtetasin Elvis Lala.

Ata akuzohen për kultivim kanabisi të kryer në bashkëpunim, ndërsa personi që ka organizuar kultivimin e kanabisit, 46-vjeçari Sajmir Karaj është shpallur në kërkim nga policia.

Për 3 punonjësit e OSHEE, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe Reshit Tresën që jetonte pranë vendit ku ishte kultivuar kanabisi, gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Nga hetimet ka rezultuar se nga banesa 46-vjeçarit, që gjendej rreth 30 metra larg godinës ku ishte mbjellë kanabisi, nëpërmjet një tuneli janë lidhur tubacionet e ujit që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Hetimi ka zbuluar se nëpërmjet linjës së energjisë elektrike që furnizonte katin e parë të godinës, ku janë edhe zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ishte bërë një ndërhyrje e paligjshme për të furnizuar me energji elektrike sipërfaqen ku u gjetën 193 rrënjë kanabisi të mbjella në vazo që kishin arritur lartësinë nga 90 deri në 120 cm. Ndërkohë, në proces tharje janë sekuestruar edhe rreth 100 bimë të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NATIONS LEAGUE/ UEFA përzgjedh 11 më të mirët, nuk mungojnë “yjet”, por ka edhe surpriza (FOTO)
Previous article "KRIJUAT URAGANIN"/ Meteorologët amerikanë kërcënohen me vdekje pas teorive konspirative

s.autor

Postime të ngjashme

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin Aktualitet

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT