Katër shtëpi kanë marrë flakë gjatë natës në qytetin e Beratit. Burime jozyrtare nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve të mëdha.
Edhe vetë Policia e Beratit ndodhet në vendngjarje dhe po punon bashkë me një grup hetimi për zbardhjen e rrethaneve të saj, ndërsa paraprakisht dyshohet për dy viktima, raporton newsbomb.al.
Fillimisht ka marrë flakë një shtëpi në pronësi të shtetasit J.V dhe më pas zjarri është përhapur në dy shtëpi të tjera private, në pronësi të shtetasve R.S dhe P.N. Nga flakët e mëdha, është djegur dhe një apartament në katin e 3 të pallatit ngjitur.
Dyshohet se viktimat janë babë e bir. Ata kanë qenë në shtëpinë e parë ku kanë shpërthyer flakët, në pronësi të shtetasit me inicialet J.V. Zyrtarisht nga Policia nuk ka ende njoftim zyrtar për viktima.
Pamje nga vendngjarja: