• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHTATËZËNË ME FËMIJËN E KLIENTIT/ Rrëfimi prostitutës: Mendova se do kënaqej…
Home
Jetë

SHTATËZËNË ME FËMIJËN E KLIENTIT/ Rrëfimi prostitutës: Mendova se do kënaqej…

12 June, 2019 k.autor Jetë

Mungesa e parave detyroi një vajzë që të punonte si eskortë për disa ditë. Me njërin prej klientëve, i cili i dukej tepër i bukur dhe i sjellshëm, pranoi të bënte seks të pambrojtur.

Kjo gjë i solli shtatzëni të paplanifikuar, gjë që e lëndoi shumë më vonë. Klienti i saj nuk pranoi të mbante asnjë përgjegjësi mbi fëmijën pasi ndihet i mashtruar. Për ti dhënë zgjidhje kësaj historie, ajo i ka shkruajtur një letër psikologes Deidre për të marrë disa këshilla.

Letra: Pata një marrëdhënie shumë të mirë me një klient kur isha eskortë dhe nuk dukej si punë. Por tani ai është shumë i zemëruar që unë kam fëmijën e tij në bark.

Jam 24 vjeçe dhe me të vërtetë nuk isha eskortë për një kohë të gjatë. Unë humba punën time dhe për disa muaj nuk arrita të gjej diçka tjetër. Unë isha mbrapa me qiranë time dhe kjo më shkaktoi shumë panik.

Kështu vendosa të bëj këtë punë përkohësisht. Dua të mos i kujtoj dy herët e para me klientët por djali i tretë dukej i kujdesshëm dhe i bukur, prandaj kryem marrëdhënie tre herë. Ai është rreth 30 vjeç dhe seksi ishte shumë i mirë.

Unë fillova të shpresoj se do të jemi partnerë në jetë reale. Ai nuk donte të përdorte prezervativë dhe unë kurrë nuk kam përdorur kontraceptivë. Duket budallik tani, por atëherë nuk na bënte përshtypje. Zbulova se jam shtatzënë dhe e dija që ky djalë ishte babai pasi dy meshkujt e tjerë përdorën prezervativë.

Nuk e dija çfarë të bëja por herën e kaluar që e pashë ishte shumë i lumtur dhe unë i tregova të vërtetën. Mendova se do të kënaqej, por përkundrazi, ai u zemërua dhe u shokua.

Unë u shpërngula tek prindërit e mi dhe ata janë shumë të mirë. Vogëlushja ime është e shëndetshme. Prindërit e mi e duan shumë, por nuk mund të them të njëjtën gjë për babain e saj.

Ai ma bëri të qartë se ndihet i mashtruar dhe nuk mban përgjegjësi. Ai thotë se është faji im që mbeta shtatzënë dhe është puna ime që të kujdesem për fëmijën.

Deidre: Ti duhet ta dish se ke luajtur poker duke bërë seks të pambrojtur me një mashkull që sapo e kishe njohur.

Ti e ke vendosur veten në një situatë të rrezikshme ku mund të merrje ndonjë sëmundje të rëndë apo infeksion. E gjete veten në një shtatzëni të paplanifikuar, por mund të kishte qenë më keq.

Ai mund të ndihet i mashtruar, por kjo nuk e bën të pafajshëm. Nëse është babai dhe ti je e sigurtë që është ai, nuk mund ti kthejë shpinën përgjegjësisë që ka ndaj fëmijës. Mos e lejo që të ta lërë gjithë fajin ty. Paç fat si nënë. Duhet të falenderosh zotin që ke prindër mirëkuptues.

Të paktën vajza jote ka një familje dhe është e mbujshur me dashuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Konsultimet, për hallin e Ilir Metës
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Real Madrid ka kryer një tjetër transfertë të bujshme. Ja emri dhe rroga

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT