Pas 37 vjetësh që drejtoi shtetin në Zimbabve, Robert Mugabe është aktualisht nën arrest shtëpie, pas një puçi ushtarak.
Të dërguarit e Afrikës së Jugut dhe një udhëheqës i kishës së Zimbabves po përpiqen të ndërmjetësojnë mes tij dhe ushtrisë.
Pyetja tani është se çfarë ndodh më pas, për z. Mugabe?
Këtu janë shtatë skenarë të mundshëm, të sjellë nga analistët e BBC:
Mugabe jep dorëheqjen
Vetëm disa orë pasi gjenerali Sibusiso Moyo njoftoi marrjen e situatës nën kontroll nga ushtria, kishte zëra se 93-vjeçari Robert Mugabe do të fliste menjëherë me kombin, duke deklaruar dorëheqjen.
Kjo nuk ka ndodhur, por nuk është jashtë diskutimit.
Kjo do të hap rrugën për ish-nënkryetarin Emmerson Mnangagëa për të marrë pushtetin në krye të partisë Zanu-PF. Besohet gjerësisht se ishte shkarkimi i tij javën e kaluar, që shërbeu si katalizator i veprimit të ushtrisë.
Mugabe vazhdon detyrën
Ushtria deri më tani ka vazhduar t’i referohet Robert Mugabe si “Shkëlqesia e tij, Presidenti”.
Jeta e përditshme vazhdon në Harare, pavarësisht nga marrja e situatës nën kontroll nga ushtria.
Shumë njerëz në ushtri, dhe në partinë qeverisëse Zanu-PF, janë besnikë të Mugabës prej një kohe të gjatë.
Ata janë rebeluar më shumë jo kundër Mugabës, por kundër tentativës së bashkëshortes së tij, Grace, për të marrë pushtetin nën kontroll.
Reuters raporton se zoti Mugabe po këmbëngul që të shërbejë gjatë pjesës së mbetur të mandatit të tij presidencial. Ky skenar do ta shihte atë të qëndrojë deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Mugabe detyrohet të shkojë në mërgim
Çfarë ndodhj nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje brenda partisë Zanu-PF? E pra, z. Mugabe mund të detyrohej të nisej në mërgim.
Afrika e Jugut, vendi fqinjë, do të ishte një vend i natyrshëm për të shkuar.
Z.Mugabe është shumë i respektuar në këtë vend, kryesisht për shkak të mbështetjes së tij për luftën kundër sundimit të aparteidit.
Partia e opozitës EFF, i ka bërë thirrje qeverisë që “të përgatitet për të mirëpritur Presidentin Mugabe për azil politik”.
Mugabes raportohet se kanë shumë prona në Afrikën e Jugut.
Opsione të tjera të mundshme janë Singapori dhe Malajzia, ku gjithashtu Mugabët kanë prona.
Qeveria e unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve
Udhëheqësi i Partisë Lëvizja për Ndryshim Demokratik-Tsvangirai (MDC-T) e opozitës është kthyer në Harare, pasi ka marrë trajtim mjekësor për kancerin në Afrikën e Jugut, duke ushqyer spekulime rreth negociatave për një qeveri të unitetit.
Ky është skenari që shumë në Perëndim, dhe natyrisht opozita, do të preferonin.
Një tjetër udhëheqës i opozitës, Tendai Biti, ka thënë se ai do të bashkohet me një qeveri të unitetit kombëtar, nëse z. Tsvangirai ishte gjithashtu në të.
Një Mugabe i ri?
Përpjekja ushtarake nuk ishte një ndryshim i regjimit. Ishte një mosmarrëveshje e brendshme brenda partisë Zanu-PF, e cila është ende në pushtet.
Ushtria është në një masë të madhe përkrah me krahun e armatosur të Zanu-PF.
Dhe njeriu që mbështesin si udhëheqës, Emmerson Mnangagwa, ndihmoi Robert Mugabe të kryejë disa nga politikat e tij më të debatueshme.
Emmerson Mnangagwa është njeriu që ushtria dëshiron të vijë në pushtet. Ai është gjithashtu, siç thonë disa, më i pamëshirshëm se Mugabe.
Mugabe bën kundër-grusht shteti
Garda Presidenciale është pjesa më besnike e ushtrisë ndaj Mugabe. Kompleksi i tyre ishte i rrethuar kur ushtria fillimisht mori përsipër përpjekjen për grusht shteti.
Ndonëse asgjë nuk është e pamundur, kjo është ndoshta mundësia më e vogël që të ndodhë.
Ç’po ndodh me Grace?
Ka patur spekulime se gruaja, e cila është ndoshta në qendër të kësaj historie me politikë dhe plumba, kishte ikur në Namibi. Por autoritetet në Namibi e kanë mohuar këtë.
Ka pasur edhe zëra se ajo ishte rrugës për në Dubai apo Malajzi, edhe pse kjo nuk është konfirmuar.
Nuk është e qartë se ku është Grace Mugabe tani.
Ka zëra që thonë se ajo ndodhet në shtëpinë e saj me Presidentin Mugabe, të dy nën arrest shtëpiak.
Duket se siguria e saj është një ndër pikat kyçe në negociatat e presidentit me ushtrinë.
Duket se ka rritje të mundshme që znj. Mugabe është me burrin e saj në shtëpinë e tyre në Harare, ku ata janë efektivisht nën arrest shtëpiak. Vendndodhja e fëmijëve të çiftit është gjithashtu e paqartë. Ata ishin menduar të ishin në Johanesburg këtë javë.


