• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTATË APARTAMENTE DHE…”/ kush fshihet pas pasurisë marramendëse që iu sekuestrua babait dhe vajzës së tij
Home
Aktualitet
Kronikë

SHTATË APARTAMENTE DHE…”/ kush fshihet pas pasurisë marramendëse që iu sekuestrua babait dhe vajzës së tij

25 January, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Te tjera detaje nga sekuestrimi i pasurise marramendese ne llogarite bankare te babë e bijë ne Lezhe, qe dje iu sekuestruan 5.2 milionë euro dhe 7 apartamente.

Hetimet janë nisur nga Policia dhe Prokuroria e Lezhës pas sinjalizimeve të ardhura nga një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Lezhës.

Llogaritë bankare dhe apartamentet e sekuestruara janë në pronësi të Pjetër Vocit, 83 vjeç dhe vajzës së tij Shqipe Palaj, 50 vjeçe dhe dyshohen se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Hetimet e Policisë nisën menjëherë, pasi në llogaritë bankare në emër të 50- vjeçares, mbërritën shuma të mëdha parash në një kohë shumë të shkurtër. Transaksioni është kryer ditët e fundit nga familjarë të këtyre dy personave që jetojnë në Zvicër drejt llogarisë së saj në një bankë të nivelit të dytë.

Sipas informacioneve të marra në mënyrë konfidenciale, bëhet e ditur se 50-vjeçarja mund t’i ketë marrë këto para të dërguara nga kunati i saj. Paratë nisën të tërhiqeshin dhe me to të bliheshin prona të paluajtshme, në qytetin e Lezhës dhe Tiranës, ku në emër të Palajt dhe babait të saj, figurojnë 7 apartamente.

Me gjithë dyshimet e forta për para që vijnë nga aktivitete kriminale, që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, hetimi për 50-vjeçaren dhe babain e saj do të bëhet në gjendje të lirë, pasi vetë ata nuk janë të përfshirë në aktivitet kriminal në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Pas hetimeve të para me kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendim nr. 17 datë 23.01.2019 ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare si dhe të 7 apartamenteve në Lezhë dhe Tiranë. Pas vendosjes së sekuestros, ndaj babë e bijë ka nisur procedim për veprën penale të pastrimit të parave.

“Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, sekuestrohen rreth 5.2 milionë euro llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dy shtetasve, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës, që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale’ në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, me vendim të datës 23 janar 2019. Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milionë euro dhe 7 apartamente”, bëhet e ditur nga Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Ndërhyrje e rrezikshme: Trashi ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)
Previous article I PËRGJIGJET AMBASADËS AMERIKANE/ Haradinaj : Do e pezullojmë TAKSËN nëse Serbia ...

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT