Pas tërmetit në fshatrat e Vlorës, ku janë dëmtuar disa shtëpi, ka ardhur dhe një reagim nga autoritet shtetërore.
Pas vizitës së Prefektit në zonat e dëmtuara ,sot është mbledhur dhe Shtabi i Emergjencave Civile.
Në analizën e bërë, është dalë në përfundim se 9 shtëpi janë të pa banuara si pasojë e tërmetit.
Gjithashtu mësohet se janë kërkuar çadra për banorët e këtyre fshatrave, që të strehohen ata që janë në qiell të hapur.


