• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQYRTON ANKESAT E “BINDJES”/ Kolegji Zgjedhor certifikon këshillat bashkiakë nga e hëna
Home
Aktualitet
Drejtësi

SHQYRTON ANKESAT E “BINDJES”/ Kolegji Zgjedhor certifikon këshillat bashkiakë nga e hëna

20 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

E hëna dhe e marta do të jetë një ditë e ngjeshur për Kolegjin Zgjedhor, pasi do të shqyrtojnë kërkesat e Bindjes Demokratike dhe Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Të hënën do të shqyrtohen 5 ankime të partisë Bindja Demokratike, që kundërshton rezultatin në bashkitë Selenicë, Shijak, Kurbin, Tiranë dhe Berat.

KQZ i rrëzoi kërkesat e kësaj partie, pasi sipas saj pretendimet nuk ishin të bazuara, ndërsa tashmë radhën për të folur e ka shkalla e dytë, Kolegji Zgjedhor. Në argumentin e saj ‘Bindja’ pretendon se kutitë janë mbushur me vota fiktive dhe se iu vodhën. Po të hënën do të shqyrtohet edhe kërkesa e Leonidha Hristos, që humbi në Finiq garën për të fituar bashkinë.

Më pas Kolegji Zgjedhor do të marrë në shqyrtim 20 kërkesat e PS-së për shpërndarjen e mandateve për këshilltarët bashkiakë, pasi KQZ e kishte të pamundur ligjërisht për t’i certifikuar duke qenë se duheshin 5 vota.

Të gjitha vendimet e KQZ për zgjedhjet e 30 Qershorit janë marrë me 4 vota, pasi kryetari Klement Zgurika votuar gjithmonë kundër duke njohur dekretin e Presidentit Meta që anuloi 30 Qershorin. Duke qenë se me 4 vota nuk shpërndaheshin dot mandatet e këshilltarëve bashkiakë, PS-ja i është drejtuar Kolegjit për të certifikuar këshillat.

Të hënën do të shqyrtohen kërkesat për 7 bashki (Devoll, Kuçovë, Konispol, Memaliaj, Ura Vajgurore, Përmet dhe Poliçan) dhe të martën për 13 të tjera (Mirditë, Finiq, Pukë, Pustec, Pogradec, Vau i Dejës, Mat, Fushë Arrëz, Delvinë, Roskovec, Kavajë, Dropull dhe Peqin), ndërsa procesi pritet që të vijojë edhe për bashkitë e tjera në ditët në vijim.

Certifikimi i hap rrugë mbledhjes së parë të këshillave dhe betimit të kryetarit të ri të bashkisë për cdo njësi vendore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ANARKI DHE..."/ Ish-Presidenti flet si demokrat: Banda po na asgjëson edhe vetëdijen
Previous article MILAN NUK HEQ DORË/ "Kuqezinjtë" duan me çdo kusht lojtarin e Juventus...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT