• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARJA U GJET E VRARË NË FRANCË/ E ëma tregon mes lotësh si mori lajmin e hidhur
Home
Breaking News

SHQIPTARJA U GJET E VRARË NË FRANCË/ E ëma tregon mes lotësh si mori lajmin e hidhur

28 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pasi mësuan lajmin e kobshëm për vdekjen e vajzës së tyre, Brunilda Sadushi, e cila u gjet dje e vrarë dhe e djegur në një pyll të Francës, familjarët nga Berati apelojnë për ndihmë.

Fatime Kovaçi, 56-vjeçe, nëna e Brunildës, tregon mes lotësh se si e mësoi lajmin e hidhur. Ajo tregon se ishte një telefonatë që i erdhi në mbrëmje nga bashkëjetuesi i vajzës, njëkohësisht edhe babai i djalit 3-vjeçar Leonardos, i cili i tha se vajza është gjetur e vdekur dhe se familja duhet të shkojë për të tërhequr kufomën brenda një jave, pasi në të kundërt shteti francez e varros atje.

Fatimeja tregon se Brunilda kishte shkuar në Francë 4 vite më parë dhe jetonte atje me një shtetas shqiptar, me të cilin në Francë ka lindur edhe një djalë. Djali, Leonardoja që është 3-vjeç, aktualisht pas vdekjes së Brunën, ndodhet nën kujdesin e shtetit francez, sepse i ati i tij jeton në Tiranë dhe nuk mund të shkojë dot për të marrë djalin në Francë, pasi në atë shtet ka “ekspuls”.

Fatimeja tregon se, Brunilda i merrte rregullisht në telefon dhe shpesh herë u dërgonte lekë për t’u ushqyer, pasi familja e saj jeton në kushte të vështira ekonomike. Nëna e Brunildës i bën apel shtetit ta ndihmojë për të sjellë në Berat trupin e vajzës së vdekur dhe djalin e saj 3-vjeçar Leonardon.

“Ne jetojmë 11 persona me një pension 160 mijë lekë (të vjetra) dhe mezi ushqehemi. Në këto kushte të mjerueshme unë i bej apel shtetit të më sjellë trupin e vajzës dhe djalin e saj”, shprehet nëna Fatime Kovaçi. Ajo tregon se Brunilda ka lënë pas edhe 2 fëmijë të tjerë, njërin 20-vjeç dhe tjetrin 14-vjeç,të cilët i ka nga martesa që ka kryer në moshën 13-vjeçare në Berat dhe që, pas largimit të Brunildës në Francë, jetojnë me të.

Apel shtetit për kthimin e trupit të pajetë të Brunës dhe ardhjen në Shqipëri të djalit të saj, i bën edhe gjyshja e Brunildës,75-vjeçarja Xhevrije Aliu, e cila e ka rritur vetë.

Me sytë nga shteti dhe me shpresë, familja Kovaçi, në lagjen “Donika Kastrioti”, ka hapur dyert e mortit, edhe pse ende nuk e ka para syve trupin e pajetë të vajzës, për ta qarë e për ta përcjellë për në banesën e saj të fundit./ Balkan Web

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRAHASIMI ME KENNEDYN/ Deklarata e fortë e anëtarit të Nismës: Kurti të lërë Kosovën ose do e vrasin
Previous article "KANË CILËSI NË EKIP"/ Deschamps zgjedh skuadrën favorite në Champions: E kanë detyrim...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

NDODH NË BRITANI/ E dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës Aktualitet

NDODH NË BRITANI/ E dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT