• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARJA PLAGOSI ISH TË DASHURIN GREK/ Dëshmia e autores dhe pasuria e “fshehtë” në Shqipëri
Home
Aktualitet
Kronikë

SHQIPTARJA PLAGOSI ISH TË DASHURIN GREK/ Dëshmia e autores dhe pasuria e “fshehtë” në Shqipëri

12 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Klodiana Çela, shqiptarja e cila një ditë më parë plagosi ish-partnerin e saj grek Jorgo Neos kishte qenë e dënuar nga gjykata greke pasi e kishte shantazhuar atë vazhdimisht për t’i marrë para. Mediat greke bëjnë me dije se ata kishin pasur një lidhje 13 vite më parë, nga e cila kishin bashkë edhe një vajzë 13-vjeçe. Okulisti grek në atë kohë ishte i martuar me një grua angleze dhe me dy fëmijë, dhe vendosi të mos e prishë martesën e tij, por i njohu atësinë vajzës që kishte me shqiptaren.

Pas lindjes së fëmijës Çela nisi të shantazhonte babanë e fëmijës së saj për t’i marrë para. Ai e denoncoi atë në polici për zhvatje. Gjykata vendosi ta dënonte shqiptaren, ndërsa greku mori vajzën në shtëpinë e tij me gruan angleze. Klodiana Çela kishte hedhur dyshime se ish-partneri i saj grek donte të abuzonte me fëmijën dhe ta lëndonte atë. Ajo ngriti disa padi ndaj mjekut megjithatë gjykata e shpalli të pafajshëm.

Si ndodhi ngjarja

Ditën e djeshme autorja u shfaq jashtë banesës së mjekut grek, teksa ky i fundit po parkonte makinën për të marrë me vete vajzën që kishte nga lidhja me shqiptaren. Ajo u afrua pranë tyre, nxori armën dhe qëlloi të paktën 5 herë ndaj ish partnerit grek duke e plagosur në gjoks dhe bark. Më pas arma i ra nga duart dhe ajo u përpoq të merrte me vete vajzën e saj. Kjo e fundit rezistoi duke i ikur nga duart. Gjatë kontrollit policia gjeti në makinën e saj dy thika, dy telefona celularë dhe disa letra tarot. Gjatë dëshmisë së saj shqiptarja i tha policisë se nuk e kishte armën me vete por u sulmua nga 68 vjeçari.

Ajo deklaroi se pasi i mori armën 68-vjeçarit dhe arriti ta qëllonte. Mirëpo e bija e ka hedhur poshtë këtë variant duke deklaruar: “Mami e nxori armën nga çanta dhe qëlloi në drejtim të babit”, është shprehur ajo. 13-vjeçarja u dërgua në departamentin e të miturve në GADA për t’u asistuar nga psikologët. Ajo u tha atyre se donte të qëndronte me të atin pasi ai ishte kujdesur gjithmonë për të. Policia e pyeti 49-vjeçaren në lidhje me vendbanimin e saj. Ajo tha se flinte në makinë dhe shpesh herë qëndronte në hotele.

Krim i paralajmëruar

Sipas informacioneve të mbledhura nga hetuesit, gruaja shqiptare e cila tashmë është vënë në prangat e policisë, e kishte menduar sulmin e një dite më parë prej një kohe të gjatë. Sipas fqinjëve ajo endej nëpër lagjen e ish partnerit dhe para pak kohësh kishte pasur një sherr me gruan angleze të tij. Ajo vinte nga Kelafonia ku jetonte prej disa kohësh, dhe niste të vëzhgonte lëvizjet e mjekut pa u vënë re prej tij, pasi prej vitesh një vendim gjykate e ndalonte t’i afrohej më shumë se 100 metra. Klodiana Çela prezantohej herë si artiste, herë si trashëgimtare e një pasurie të fshehtë që pretendonte që kishte në Shqipëri.

Ajo përpiqej të hidhte baltë mbi figurën e babait të fëmijës së saj, duke e akuzuar si komplotues bashkë me prokurorë, avokatë dhe biznesmenë të mëdhenj, të cilët sipas saj kishin vepruar të gjithë bashkë për t’i marrë pasurinë e fshehtë dhe vajzën e saj. Gruaja vazhdimisht telefononte gazetarët duke ankohej se ishte viktimë e mjekut duke kërkuar të bënte publike historinë e saj. Një person i afërt me të i tha mediave greke se ajo kishte pasur shpesh sjellje të dhunshme ndaj fëmijës dhe po përballej me probleme psikologjike të cilat refuzonte t’i pranonte.

Gjendja e 68-vjeçarit

68-vjeçari grek është në gjendje të rëndë për jetën. Ditën e djeshme ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati të paktën 8 orë dhe nga trupi i tij u nxorën katër plumba. Avokati i tij Alexandros Alexandrakis deklaroi për mediat se autorja kishte ushtruar presion vazhdimisht ndaj klientit të tij. 5 vite më parë ajo kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. “Pesë vite më parë ajo sulmoi gruan e klientit tim në sy të fëmijës. Ajo e hodhi në dysheme dhe filloi ta godiste me këmbë në kokë. Kjo është arsyeja pse ai u dënua”, është shprehur avokati, shkruan Prothema.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGRITI NJË "PERANDORI" NAFTE NË SHQIPËRI/ Kush është Rezart Taçi, borxhet dhe arrestimi në Zvicër
Previous article COVID-19/ Austria diskuton vendosjen në izolim të personave të pavaksinuar

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT