• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shqiptarja nga Maqedonia letër publike Ramës: Thuaje një fjalë për rastin ‘Kumanova’
Home
Shqipëri

Shqiptarja nga Maqedonia letër publike Ramës: Thuaje një fjalë për rastin ‘Kumanova’

8 November, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Një studente shqiptare nga Maqedonia i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama, ku kërkon që të reagojë për rastin ‘Kumanova’, 33 pjesëtarët e të cilëve u dënuan në total me 746 vjet burg për përplasjet me forcat e sigurisë disa vite më parë në Kumanovë. Blerona Brao nga Struga, e cila është studente e Gjuhës dhe letërsisë shqipe ka kërkuar nga Rama që të ngrejë zërin për të drejtat dhe padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve.

 

Letër e hapur drejtuar Kryeministrit Edi Rama:
Kryeministër, me fitoren tuaj në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, sipas të gjitha premtimeve që i dhatë, shpresuam se angazhimi juaj për çështjen Shqiptare do të shtrihet edhe jashtë kufijve administrative të “Shqipërisë Londineze”. Jemi të dëshpëruar, sidomos ne , Rinia Shqiptare e pjesëve të ndara të Shqipërisë, që sot mbajnë disa emra principatash! Ju nuk jeni fajtor për pozitën e palakmueshme të Popullit Shqiptar në Ballkan. Por, si kryeministër i shtetit amë dhe sipas dispozitave kushtetuese të R. së Shqipërisë, jeni të obliguar, së paku të ngritni zërin e arsyes në mbështetje të Popullit Shqiptar të mbetur padrejtësisht jashtë kufijve shtetëror të Shqipërisë. Në këto kohë, kur edhe “shteti” artificial i quajtur “maqedoni”, i përkëdhelur edhe nga ju personalisht, dënon me vdekje bijtë më të mirë të Kombit Shqiptar, mbështetja juaj është më shumë se një “preventivë”. “Rasti i Kumanovës” është vetëm një hallkë nga zinxhiri i gjatë i “rasteve” të dënimeve, të vrasjeve dhe të torturimeve çnjerëzore të Shqiptarëve, në burgjet e këtij “shteti”. Në emër të Rinisë Protestuese Shqiptare, unë studentja Blerona Brao, kërkoj urgjentisht një fjalë përkrahëse dhe publike nga ana juaj në këto çaste të vështira.”, ka shkruar Blerona Brao, studente e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në UT.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbuloni pse gratë japoneze mbajë rekordin si më jetëgjatat në tokë
Previous article Shkatërrohet rrjeti i trafikut të emigrantëve/ Drejtohej nga një shqiptar (EMRI)

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT