• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqiptarja në Amerikë përballet me dëbimin nga vendi, përfundon në spital, tre fëmijët e vegjël…
Home
Sociale

Shqiptarja në Amerikë përballet me dëbimin nga vendi, përfundon në spital, tre fëmijët e vegjël…

28 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një grua shqiptare që jeton prej 18 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballet me dëbimin nga vendi. Cile Precetaj ka jetuar në SHBA për shumë vite, ku dhe ka krijuar familjen me bashkëshortin Peter Gojcevis, të cilët kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Mëngjesin e së enjtes (26 Prill), ajo zbuloi se po përballet me një çështje deportimi nga vendi për shkak të mungesës së dokumenteve. Sapo mësoi këtë lajm, Cile Precetaj u dërgua në spital në gjendje të rënduar ankthi.

“Ajo mendonte se pësoi atak në zemër dhe qëndroi në spital për 2-3 orë“, thotë bashkëshorti i saj.

Precetaj është përballur me një situatë të tillë edhe në vitin 2013 për t’u dëbuar në Shqipëri, por një urdhër-ekzekutiv në vitin 2014 i mundësoi asaj qëndrimin. Familja e saj dhe avokati thonë se Cile Precetaj është përpjekur për t’u bërë qytetare e ligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata theksojnë se ajo nuk ka kryer asnjë krim në vend që kur shkoi në SHBA pa dokumente.

“Nëse mbledhim të gjitha paratë që kemi shpenzuar me avokat, është çerek milioni dhe të gjithë më premtojnë se do ta zgjidhin. Unë jam këtu me tre fëmijë që qajnë dhe një nënë që qan. Autoritetet thonë se ajo shkeli ligjin. Ajo erdhi këtu në mënyrë të paligjshme dhe tejkaloi qëndrimin në vend. Dakord, por mendoj se një ligj i madh po shkelet duke ndarë një familje”, shprehet Peter Gojcevic, bashkëshorti i Cile Precetaj.

Gjatë këtyre ditëve pritet një përgjigje nga autoritetet amerikane nëse gruaja shqiptare do të dëbohet nga vendi apo do të lejohet të qëndrojë. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Për lobistët dhe pyetjen: Po Sali Berishën kur?
Previous article ÇUNA PËRMBAHUNI/ Alesia "TËRBON BARCELONËN" del me bikini por...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës Aktualitet

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

SEZONI VEROR/ Nis fluksi i vizitorëve edhe nga porti i Vlorës Aktualitet

SEZONI VEROR/ Nis fluksi i vizitorëve edhe nga porti i Vlorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT