Policia e Sigurisë së Kalamatës ka mbërritur në gjurmët e autorëve të krimit të rëndë me viktimë, një fermer 31-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet i varrosur në plazhin e Kartelës në Kyparisia.
Bëhet fjalë për një shqiptar 30-vjeçar dhe një greke 30-vjeçare, ndërsa në kërkim është bashkëpunëtor një tjetër 24-vjeçar rom. Sipas të dhënave të marra nga hetimi policor, motivi i autorëve ka qenë grabitja.
Autorët duket se e kanë kuptuar këtë dhe kur grupi ka dalë nga lokali e kanë çuar 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës, ku e kanë goditur disa herë me një send metalik në kokë, duke e lënë të vdekur. Më pas ata e varrosën trupin në rërë për të fshehur veprën e tyre.
Që në momentet e para, autoritetet policore kanë shoqëruar disa persona, kanë marrë deklarime dhe më në fund kanë mbërritur në identifikimin dhe gjurmët e autorëve.
30-vjeçari shqiptar dhe 30-vjeçarja greke janë pikasur dhe arrestuar mbrëmjen e së martës në afërsi të Zevgolatio të Bashkisë Oichalia, ndërsa 24-vjeçari është ende në kërkim.
Në fakt dy të arrestuarve iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat dyshohet se vijnë nga grabitja e viktimës.
Ndaj dy të arrestuarve dhe ndaj 24-vjeçarit është ngritur një hetim për vrasje dhe grabitje.
Të arrestuarit me dosjen e ngritur në ngarkim të tyre u dërguan në prokurori, ndërsa hetimet e policisë vijojnë nga Drejtoria e Sigurimit të Kalamatës.


