Dhërmiu gjithnjë ka qenë “halë në sy” për turistët shqiptarë, dhe ato të huaj. Ndonëse një prej plazheve më të dashur për të gjithë ne, zona e Dhërmiut njihet edhe për dis-balancën e çmimeve, mungesën ose jo të shërbimeve të arrira, si dhe problemet me hotelerinë, e deri tek ushqimi.
Turistët prej 2011-ës, që me publikimin e parë të artikullit për Dhërmiun (të cilin edhe redaksia e ALPENews.al e riktheu sërish këtë muaj në hapësirën e rubrikës së “Summer 2018”) e kanë kthyer në “zakon” komentimin pozitiv të plazhit.
Shumë prej tyre e adhurojnë, dhe e tregojnë shumë hapur se edhe nëse do të ishte akoma më i shtrenjtë se kaq sa është do të paguanin vetëm për “parajsën” që gjejnë aty.
Çfarë thotë një turiste nga Dubai? Le të lexojmë komentin e përkthyer mëposhtë.
Unë qëndrova në një hotel afër me detin, por disa të tjerë ankoheshin se e kishin larg, ndërkohë që si për çudi hoteli im ishte ngjitur me i atyre. I gjithë ky keqkuptim lindi në një bisede mes meje dhe atyre, të cilët menjëherë sapo morën vesh që unë rrija në hotëlin “X” (të cilit për arsye publiciteti nuk po ia përmendim emrin) edhe ato ndryshuan mendim menjëherë duke kërkuar që të vinin tek hoteli im. E habitshme apo jo?! Pastaj duhet të them që ushqimi është fantastik sa herë që vij, i freskët, dhe gjithashtu i lirë. Një pjatë me peshk kushton 10 euro, në Itali nuk e gjej kurrë kaq.
Kështu rastesh mund të rilexosh pafund në gjigandin mediatik të turizmit “Trip Advisor”.
Por ajo që të lë një përshtypje neutrale (pra as mirë dhe as keq) janë komentet e turistëve shqiptarë, të cilët përveç çdo lloj mendimi që kanë për plazhin komentojnë kështu.
Plazhi i Dhërmiut është një grumbull mbeturinash, që sa herë që vij për të kaluar pushimet them me vete: Përse e bëj këtë gjë? Por nuk është kështu, më “detyron” familja, fëmijët, dhe bashkëshortja. Për mua do të kishim ikur me kaq shpenzime në një plazh grek, më të bukur dhe më të mirë. Pastaj mua më duke shumë “gjobë” e rëndë një shezlong të paguhet 8 euro. Është një çmenduri e vërtetë.
(komenti më lart është shkruajtur nga një turist shqiptar të cilin e kemi përkthyer nga anglishtja. Turisti ka komentuar edhe në disa vende të tjera).
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


