Policia italiane ka nisur hetimin përn jë 37-vjeçar shqiptar, rezident në komunën e Cefalu në Parma, i akuzuar për dëmtimin e një qendre bastesh natën mes 13 dhe 14 janarit.
Policia ka publikuar sot videon ku shqiptari duket duke thyer xhamat e objektit.
Mësohet se mes tij dhe një prej punonjësve të qendrës kishte pasur një sherr më parë.
Ishte vonë dhe shqiptarit i ishte kërkuar të dilte sepse duhet ta mbyllnin.
Ai ikën por kthehet pas pak me një çekiç, i veshur me një kaskë dhe një xhuboks duke qëlluar dhjetëra herë xhamin e lokalit deri në shkatërrimin tij.
Në video ai duket teksa godet pa pushim në vetratën e lokalit me çekiçin në dorë.
Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij ku kanë gjetur çekiçin si dhe veshjen e përdorur gjatë asaj nate, ndërsa sot ka publikuar edhe pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë.
Cefalù, albanese distrugge vetrina centro scommesse
Albanese distrugge vetrina centro scommessehttp://palermo.blogsicilia.it/lo-allontanano-dal-centro-scommesse-albanese-dopo-qualche-ora-distrugge-le-vetrine/425476/
Posted by BlogSicilia on Thursday, January 18, 2018


