Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi u kap me 2 kg kokainë dhe rreth 40 mijë euro lekë cash. Ai po ndiqej penalish për trafik droge, por në gjendje të lirë.
Mediat fqinje shkruajnë se i ri u gjurmua më 24 korrik, pasi rezultonte si marrës i një fletë arresti evropian dhe më pas u vendos nën arrest shtëpiak në pritje të ekstradimit. Mirëpo ai vazhdoi sërish aktivitetin e tij kriminal, derisa u pikas nga policia në makinën e tij tip Golf bashkë me një shqiptar tjetër H.N.
Atyre iu gjetën 50 gr kokainë dhe 3 gr marijuanë, të fshehura në çantë. Më pas, u kontrollua automjeti dhe u gjetën euro të tjera.
Pas kontrollit në shtëpi në Ceggia, policia gjeti edhe rreth 2.2 kg, e ndarë në katër pako, e cila ishte fshehur brenda një dollapi rrobash. I riu u shoqërua për në qelitë e burgut në Santa Maria Maggiore në Venecia.