• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI I VRAU TË BIRIN/ Babai i zjarrfikësit: Nuk duan ta dënojnë. Nuk mundem të shkoj në varreza…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHQIPTARI I VRAU TË BIRIN/ Babai i zjarrfikësit: Nuk duan ta dënojnë. Nuk mundem të shkoj në varreza…

12 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Një vit më vonë, gjërat shkojnë gati më keq. Mungesa e Giuseppe-s është e prekshme. E ndërkohë presim kursin e një drejtësie që ndonjëherë duket sikur nuk na jep siguri. Ajo që më ngushëllon është që organet e tim biri u japin mundësinë të jetojnë, personave të tjerë”.

Ishte mbrëmja e 12 Qershorit 2023, kur Giuseppe Tucci, një 34-vjeçar nga Foggia, u sulmua barbarisht jashtë një diskoteke në Frontemare të Riminit nga 29-vjeçari shqiptar Klajdi Mjeshtri. Tucci vdiq pak ditë më pas.

“Nuk arrij të shkoj në varreza”
Një vit më vonë, babai Claudio vijon ta vajtojë bashkë me të shoqen Lella Pignataro. Sot, më 12 Qershor, në Rimini do të mbahet një meshë në kujtim të zjarrfikësit që nuk jeton më. Të enjten e njëjta gjë do të mbahet në Foggia.

“Por unë”, tregon i ati, “nuk arrij të shkoj në varreza. E nëse shkoj, për shkak të ngulmimit të gruas time, nuk dorëzohem, më pëlqen të mendoj që im bir është ende gjallë”. Tani shqetësimi i Claudio Tucci-t është rezultati i procesit. Mjeshtri është në burg dhe për Prokurorinë e Riminit dhe prokurorin Davide Ercolani, është fajtor për vrasje me dashje.

Më 26 Qershor është parashikuar seanca e radhës, “por mbrojtja është e egër”, thotë i ati, “pretendon se im bir ka qenë i dehur dhe se kjo ka pasur rol në vdekjen e tij. Gjykatësi ka emëruar një mjek (ligjor) kryesisht që do të duhet të vlerësojë shkakun e vdekjes së Giuseppe-s. Unë nuk mund ta pranoj, si mund të mendosh që të kuptosh për çfarë shkaku ka vdekur? Ka vdekur i vrarë nga një person i xhindosur”.

Në foto viktima, Giuseppe Tucci
Në foto viktima, Giuseppe Tucci

Procesi gjyqësor

“Njerëzit që takoj çdo ditë, më qëndrojnë afër, u jam shumë mirënjohës. Por edhe në këtë rast nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse të reflektoj. Të gjithë më thonë kurajo Claudio, por mos prit asgjë nga drejtësia”, vijon babai i viktimës.

“Duket sikur po përpiqen me çdo kusht që të mos e dënojnë vrasësin e tim biri. Unë mendoj që duhet të qëndrojë 20 vjet në burg”. Megjithatë ka një mendim që e ngushëllon babain e Giuseppe-s. Organet e tij u dhuruan dhe kanë qëndruar mes Modena-s dhe Riminit.

“Kemi marrë konfirmim, personat që i kanë marrë janë mirë dhe kjo na ngushëllon sepse është edhe Giuseppe që jeton dhe rijeton falë tyre”. Megjithatë dhimbja e prindërve të 34-vjeçarit vijon të jetë e madhe.

“Bashkëshortja ime është e shkatërruar, duhet të jem i fortë edhe për të”. Tuçi la pas një djalë 15-vjeçar, që siç konfirmon i ati, jeton me të ëmën në Rimini.

Në foto autori i dyshuar, Klajdi Mjeshtri
Në foto autori i dyshuar, Klajdi Mjeshtri

Sulmi in 12 Qershorit 2023

Klajdi Mjeshtri, 29-vjeçari me origjinë shqiptare, mbrohet nga avokatët Massimiliano Orrù dhe Piero Ippoliti. Prej ditës së ngjarjes ai qëndron i mbyllur në burgun e Riminit. Sipas hetuesve, gjithçka ndodhi pas një shakaje që zjarrfikësi 34-vjeçar bëri ndaj të dashurës së Mjeshtrit.

Tucci ishte në diskotekë me një mik, dhe dyshja u nxorën jashtë nga Mjeshtri që punonte si roje. Fillimisht u larguan, por më pas Tucci tentoi të rifutej nga hyrja e dytë e diskotekës.

Ai nxor sërish jashtë nga punonjësit e sigurisë, por në këtë moment Mjeshtri e ndoqi dhe e rrahu barbarisht jashtë lokalit, me të paktën 5 grushta në fytyrë e kraharor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROKURIMET NGA NATO/ Peleshi takim me përfaqësues të Aleancës dhe biznesit shqiptar
Previous article ELISA SPIROPALI/ Ne shohim kah e ardhmja e ndritur, aty ku të tjerët projektojnë të shkuarën e errët

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT