• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI I VRARË NË BURGUN E FRANCËS/ Flet e motra: Ç’a t’i çoj nënës për të qarë
Home
Breaking News

SHQIPTARI I VRARË NË BURGUN E FRANCËS/ Flet e motra: Ç’a t’i çoj nënës për të qarë

9 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Suela Rexha, motra e Mentor Rexhës i cili u gjet i vrarë në burgun e Francës mesnatën e 1 shkurtit, në një lidhje telefonike ekskluzivisht për Report TV ka treguar si ka marrë vesh lajmin e trishtë për vdekjen e vëllai të saj, teksa bën fajtore shtetin francez.

Suela shprehet se ka dyshime të forta që vëllai i saj nuk është vetërarë siç pretendojnë autoritete franceze, por është vrarë. Ajo rrëfen se ka shkuar personalisht, ka komunikuar me drejtuesen e burgut e cila i ka dhënë një letër për të firmosur, por e ka refuzuar për ta nënshkruar pa parë trupin e vëllait. Sapo ka shkuar në morg dhe ka parë trupin vëllait të saj, Suela rrëfen se ishte  skandalizuar, ku përveç faktit që i kanë bërë autopsinë pa lejen e familjarëve, pretendon se është bërë nga studentë që kanë eksperimentuar me të.

Mes të tjerave, Suela shprehet se atë e ka braktisur edhe shteti shqiptar, ku sipas saj ka kontaktuar me ambasadën shqiptare në Francë për ta ndihmuar për të tërhequr trupit, por është përballur me frazën  “nuk kemi asnjë fond”. Ajo kërkon drejtësi për vëllanë e saj, teksa u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen në këmbë përballë kësaj tragjedie, jo për faktin që është Mentor Rexha, por për të gjithë shqiptarët e burgosur në Francë, për mënyrën se si ata po trajtohen nga ky shtet.

“Përshëndetje. Rasti është kështu. Ka qenë në Francë në azil dhe ka qenë me shok dhe e kanë akuzuar për makina djegëse, ndërkohë që vëllai im nuk ka marrë pjesë asnjëherë. E kam marrë vesh lajmin që ka vdekur, vetëvrasje më thanë. E mora vesh nga dikush burgu, as policiam as ambasada. Na thonë ” a jeni të afër të Mentor ReXhës, se ai ka vdekur”. Pritëm me na lajmëru, po asnjë s’na ka lajmëru nga burgu.

Kam shkuar në burg direkt, kam pasur fill kontakt me drejtoreshën e burgut dhe na thanë që është vetëvra. Më dhanë një letër dhe stilolaps për të marrë trupin më thanë. Nuk firmosa dhe thashë pa parë kufomën e vëllai tim nuk mundem. Kam shkuar në morg. Kishte të çara, ca mbrapa kurrizit, mbrapa kokës, shkelma fytit. Ai ishte i vrarë, nuk ishte vetëvrasje. Ai kishte te fyti shenja hekuri që ia kanë vënë në qafë. Kam marrë informacione që e kanë marrë rrëshqanash dhe e kanë çuar te dhoma izolimit dhe pastaj ka marrë lajmin se ka vdekur.

Kam kërkuar autopsi, por s’më ka dhënë asnjë informacione drejtoresha e burgut. E kanë bërë 100 të çara, s’ke ca shef, si me qenë teneqe, jo me qenë njëri. Do ta tërheqë vëllanë dhe kufoma ka kohë aty, që me datën 31, por unë kërkoj që drejtësia e vëllait tim të dalë. Atë ditë ato persona që u arrestuan bashkë me vëllanë tim, sa kam shkuar unë te burgu dhe kam shkuar te morgu, ato kanë dalë nga burgu. Pse të dalin ato dhe jo vëllai im. Shteti i Francës duhet të më japë përgjigje, pse të dal vëllai im në atë gjendje, nuk di ça t’i çoj nënës time me e qa… Kam marrë ambasadën e Parisit, s’më ka dhënë, asnjë lloj gjëje, nuk ka asnjë fond. Edhe për vdekjen e vëllait, mendoj se i takon me i lajmëru të afërmit. Besoj se nuk janë kot ata rob atje, kur ndodhin këto gjëra, nëse nuk do më kishte marrë ai shoku, me përkthyes kam marrë vesh që vëllai im ka vdekur. Të çohen shqiptarët, se nuk është vetëm vëllai im”, tha motra për Report TV.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTER-MILAN/ Gati derbi i "Madoninës" të dhurojë spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article "E BUKUR SI PLASTIKË, PO MENDJEN E KE FUSHË AMA..."/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat "thumbojnë" VIP-at

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT