• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqiptari, “HERO” në Francë/ Shpëtoi 6 persona nga përmbytja, JA RREFIMI
Home
Sociale

Shqiptari, “HERO” në Francë/ Shpëtoi 6 persona nga përmbytja, JA RREFIMI

11 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një azilant nga Kosova, Florim Shehu është kthyer në hero të banorëve të komunës së vogël të Changé-s, pasi shpëtoi dy familje nga përmbytjet që goditën rajonin e Mayenne-s në Francë gjatë vikendit.

Florim Shehu, i cili jeton prej tre vitesh në Francë, rrëfeu për mediumin francez Ouest France ngjarjen e së dielës në fshatin Change.

“Stuhia filloi rreth orës 16:00 të dielën. Unë shkova për të lëvizur makinën time sepse uji po rritej shumë shpejt, por në fund të rrugës pashë një grua që ishte bllokuar në shtëpinë e saj”, nis rrëfimin Shehu, raporton Insajderi.

Pasi e pa gruan e mbërthyer brenda shtëpisë, Florim Shehu braktisi veturën e tij Peugeot 205 – të cilën tentonte ta shpëtonte nga vërshimet – dhe shkoi për të shpëtuar fqinjtë e tij në lagje.

Kur arriti në derën e shtëpisë, Florimi e kuptoj se gruaja e bllokuar brenda shtëpisë nuk ishte vetëm. “Burri i saj kishte shkuar në një dyqan dhe ajo ishte me dy fëmijët e saj, duke përfshirë një foshnje një muajshe”, tregon Florim Shehu.

Përkundër vërshimeve të mëdha, azilanti nga Kosova arriti t’i shpëtonte tre njerëzit që ishin bllokuar brenda shtëpisë së tyre dhe i kishte çuar ata në shtëpinë ku ai banonte. Apartamenti ku ai jeton prej shtatorit të vitit të kaluar me gruan dhe dy fëmijët e tij, gjendet në katet e larta të një ndërtese në fshat dhe nuk ishte i prekur nga vërshimet.

Në këtë moment, Florimit i kërkoi ndihmë një mik i tij nga Parisi. Ai i kërkon kosovarit që t’i ndihmonte familjes së tij që jetonte në fshatin Change.

“Ishte djali i fqinjëve të mi që më thirri nga Parisi. Ai më kërkoi ta ndihmoja familjen e tij që ishte bllokuar në shtëpinë e tij”, u shpreh Florim Shehu.

Në kohën kur ai shpëtoi njerëzit e tjerë që ishin ngujuar në shtëpitë e tyre, vetura e Florimit ishte bartuar nga uji dhe kishte përfunduar në lume.

Mirëpo, aksioni i kosovarit nuk u ndal me kaq. Ai shpëtoi edhe tre fqinj të tij ukrainas të ngujuar në katin e parë të ndërtesës ku ai banon. Për shkak të nivelit të lartë të ujit, Florimi nuk mund ta hapte derën e apartamentit, kështu që ai u fut nga dritaret, prej nga edhe i nxori tre vetë që ishin ngujuar në këtë banesë.

Për vetëm një orë, raporton Ouest France, Florimi shpëtoi gjashtë vetë nga vërshimet. “Është heroi ynë!”,deklaroi fqinja e tij, Dominique Roger, shtëpia e së cilës ka pësuar gjithashtu shumë dëme materiale.

Teksa jeton në Francë prej tri vitesh, Florim Shehu ka aplikuar për azil në prefekturën e Mayenne-s. Ende nuk ka marrë përgjigje nga zyrtarët e shtetit francez, mirëpo pas këtij akti heroik, komuna është e gatshme t’i ndihmojë atij.

Kryebashkiaku i komunës së vogël të Change-s, Denis Mouchel ka thënë se do të përpiqet ta gjejë një zgjidhje për t’i ndihmuar Shehut.

“Ai preferoi t’i shpëtonte fqinjët e tij në vend të veturës së tij. Ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të”, ka premtuar kryebashkiaku Denis Mouchel.

Mediet franceze e kanë krahasuar kosovarin Florim Shehu me azilantin afrikan nga Mali, Mammadou Gassama, i cili dy javë më parë shpëtoi një fëmijë 4-vjeçar nga rënie prej një ballkoni të një ndërtese në Paris.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vrau bashkëshorten, nënë e tre fëmijëve/ Gjykata vendos "BURG PERJETE" për Sadetin Sulën
Previous article Vende vakante për punësimin e intermierëve në të gjithë Shqipërinë/ Dokumentacioni dhe procedura që duhet të ndiqni

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT