• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shqiptari hero në Austri/ Shpëton fëmijën nga keqtrajtimi i një nëne të dehur
Home
Jetë

Shqiptari hero në Austri/ Shpëton fëmijën nga keqtrajtimi i një nëne të dehur

11 October, 2017 Redaktor2 Jetë

Një nënë e dehur (42 vjeçe) është parë të dielën pasdite në sheshin Braunau të Austrisë, teksa keqtrajtonte vajzën e saj dy vjeçare. Shqiptari (21 vjeç) Elvis Kadriu, i tmerruar nga kjo situatë ndërhynë për ta shpëtuar vogëlushen nga “kthetrat” e nënës së saj.

“Skenat që kam parë atë ditë ende më kanë mbetur nëpër kokë. Nuk mundem të besoj se si një nënë mund të sillet në atë mënyrë ndaj fëmijës së saj”, ka thënë Elvisi për gazetën austriake “Heute.at”. Kadriu ka thënë se edhe pas dy ditësh ende është i tronditur nga tmerri.

Siç raportohet, vajza ishte e veshur me një fustan, blusë dhe me këmbë zbathur në një temperaturë të ftohtë, prej 8 gradë. Nëna e dehur keqtrajtonte vajzën Leonie, madje ajo e hodhi për toke më gjithë forcën që kishte. Vogëlushja vetëm qante, përcjell “albinfo.ch”.

“Unë isha duke u kthyer me veturë nga shtëpia e hallës sime. Në një kryqëzim pash se si gruaja e keqtrajtonte fëmijën e saj”, ka shpjeguar rastin Elvisi.

21-vjeçari shqiptar kur sheh atë ngjarje, parkon veturën dhe flet me gruan. Megjithatë, gruaja sillet në mënyrë shumë agresive. “Ajo ishte aq e dehur sa që nuk arrinte të qëndronte as në këmbë”, ka shtuar ai.

Derisa Elvisi ka arritur ta shpëtojë fëmijën nga keqtrajtimet e mëtutjeshme, nuk lejon as gruan të ikë pa ardhur policia.

Për shkak të lëndimeve trupore, Leonia e vogël është dërguar në spital.

Elvis Kadriu ka thënë se dëshiron që sot ta viziton vajzën në spital dhe të sheh për se afërmi se si është gjendja e saj shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lame "detyron" femrat e ALUIZNIT të bëjnë mamografinë
Previous article Indi/ Marrëdhëniet seksuale me bashkëshorten e mitur cilësohen përdhunim

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT